Neonatologu Xhevdet Gojnovci nuk do të jetë më drejtor i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.
Kështu ka njoftuar ai vet përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar kolegët e tij për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve sa ka mbajtur këtë pozitë.
Gojnovci ishte emëruar fillimisht ushtrues detyre në këtë pozitë në vitin 2016, më pas në vitin 2018 ishte përzgjedhur me mendat të plotë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Të nderuar miq, kolegë, prindër, bashkëpunëtorë dhe media,
Nga sot, me datë: 01.07.2021, nuk do të jem Drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, pasi që më ka skaduar kontrata!
Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunim dhe do t’ju jem mirënjohës gjithë jetën për këto vite që kaluam së bashku.
Falënderim i veçantë për media që gjatë gjithë kohës kanë qenë korrekt në informim publikut për çdo gjë që ka ndodhur në Klinikën e Neonatologjisë dhe të arriturat tona.
Falemnderit prindërve në mirëkuptim dhe respektimin e gjithçkaje që ne bëmë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për këto foshnje.
Një falënderim për stafin e Klinikës së Neonatologjisë, që bashkë arritëm rezultate të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj kohe më së shumti i kam munguar familjes sime, për çka ju kërkoj falje më së shumti dhe i falënderoj për mirëkuptim!
Me respekt,
Dr Xhevdet Gojnovci