Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë dhe vajzat nuk janë të informuara sa duhet për higjienën gjatë ciklit

Lajme 28/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e informacioneve në sistemin e edukimit në Kosovë si dhe mungesa e diskutimit të hapur për ciklin menstrual, ka bërë që gratë dhe vajzat të mos dinë mjaftueshëm për higjienën gjatë kësaj periudhe

Në Prishtinë është shënuar Dita e Higjienës Menstruale e cila për qëllim kishte sensibilizimin e grave dhe vajzave për rëndësinë e pastërtisë gjatë ditëve të ciklit. Kjo kampanjë është organizuar nga Racen City Production dhe financuar nga Butterfly Kosova dhe UNFPA në partneritet edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Stupcat, Deko Solution dhe biznese të tjera.

Qëllimi i kësaj fushate është të theksojë nevojën e higjienës gjatë menstruacioneve dhe të përmirësojë reagimin e shoqërisë ndaj këtij procesi biologjik i cili është i lidhur me të drejtat njerëzore të grave dhe vajzave dhe barazinë gjinore.

Ilinka Iljoska nga Ravan City ka thënë për Gazeta Shneta se pas një hulumtimi të kryer në Kosovë, kanë vërejtur se gratë, vajzat dhe burrat kanë pak njohuri për pasojat që mund t’i bartin në mungesë të higjienës gjatë ciklit. Ilinka e cila është me prejardhje nga Shkupi, por jeton në Kosovë që nga paslufta, tregon se fushata do të vazhdojë edhe në komunat tjera ku ka strehimore të grave.

“Kemi vërejt që ky lloj eventi nuk është organizuar kurrë në Kosovë dhe pas një hulumtimi të vogël tek gratë, vajzat dhe burrat, kemi vërejt që përveç Shkollës së Mjekësisë dhe Fakultetit të Mjekësisë, në përgjithësi në sistemin e dukimit mungon edukimi për shëndetin dhe pasojat e higjienës së dobët gjatë ciklit menstrual”, ka deklaruar Ilinka.

Nazife Jonuzi, drejtoreshë e Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve, konsideron se kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për shëndetin e grave dhe kundër dhunës në familje, prandaj ka kërkuar më shumë përkrahj edhe na biznese tjera.

Kompania Butterfly ka përkrahur këtë kampanjë si dhe ka dhënë peceta në formë donacioni për 6 muajt e ardhshëm për strehimoret e grave. Pronari i saj, Ragip Dermaku, thotë se sipas kërkimeve dhe analizave në treg, gratë dhe vajzat nuk janë të vetëdijshme se mungesa e higjienës gjatë ciklit përveç infeksioneve dhe sëmundjeve, mund të shkaktojë edhe infertilitetin.

“Fatkeqësisht sipas kërkimeve dhe analizave tona që i kemi në lidhje me pecetat, gratë dhe vajzat nuk kanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me rëndësinë, përdorimin dhe cilësinë e tyre. Pecetat higjienike gjatë ciklit mund të jenë faktori kryesor që mund të sjellin sëmundje të ndryshme, madje të vijë edhe deri tek infertiliteti”, ka thënë Dermaku. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakUshqimet për të cilat ka nevojë çdo fëmijë
Artikulli i rradhës Uta Ibrahimi u ngjit në majën Everest në ditën e dytë të ciklit menstrual

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.