Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uta Ibrahimi u ngjit në majën Everest në ditën e dytë të ciklit menstrual

Femina 28/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ngjitja në majën më të lartë në botë 8 mijë e 848 metra, Everest, mund të jetë mjaft e vështirë ose e pamundur për shumë njerëz. Uta Ibrahimi është shqiptarja e parë që arriti në këtë lartësi. Ajo ka rrëfyer disa herë për sfidat gjatë ngjitjes, por sot ka bërë publike një detaj që mund ta linte Utën pa e përmbushur ëndrrën e saj. Por ajo nuk u dorëzua!

Në Prishtinë sot është shënuar Dita e Higjienës Menstruale e cila për qëllim kishte sensibilizimin e grave dhe vajzave për rëndësinë e pastërtisë gjatë ditëve të ciklit. Në këtë ngjarje ishte ftuar edhe Uta, por në pamundësi të ardhjes, ajo kishte dërguar një letër e cila u lexua nga organizatorët.

Në këtë letër Uta ka zbuluar se në ditën kur ka mbërritur në majën Everest, ajo ishte në ditën e dytë të ciklit të saj menstrual. Këtë detaj nuk e kishte folur më parë për shkak të mungesës së diskutimit në shoqërinë tonë për menstruacionet.

“Cikli menstrual është temë që shpesh nuk diskutohet haptas në shoqërinë tonë. Pak a shumë si një çështje tabu. Këtë dukuri e kam kuptuar më së shumti kur jam kthyer nga ngjitja historike në majën më të lartë në botë”, ka shkruar Uta në letrën e saj, shkruan Gazeta Shneta.

“Sa herë që më është bërë pyetja se cila ka qenë sfida kryesore gjatë ngjitjes, patjetër që mendja më ka shkuar tek cikli, por që nuk e kam shpalosur në storje. Ditën e majës kam qenë në ditën e dytë të ciklit dhe pavarësisht se trupi jonë është më i dobët se zakonisht, unë prap kam arritur me u ngjit në maje”.

Në fund të letrës Uta iu është drejtuar grave me një mesazh që cikli nuk duhet të jetë pengesë për realizimin e ëndrrave të tyre. “Besoj që cikli menstrual nuk është diçka që duhet me na ndalu me i arrit qëllimet tona”, ka shkruar ajo. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGratë dhe vajzat nuk janë të informuara sa duhet për higjienën gjatë ciklit
Artikulli i rradhës Silva Gunbardhi dhe Dafi i’a urojnë ditëlindjën djalit të tyre me një foto mahnitëse

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.