Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gratë shtatzëna dhe periudha Covid-19, si të parandaloni koronavirusin kur jeni shtatzënë

Këshilla për shtatzëna 09/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne gjetëm përgjigje për disa nga pyetjet më ‘të ngutshme’ të shtruara nga nënat në pritje të bebit të tyre.

A është mirë që familja të na vizitojë pasi fëmija të lindë? A duhet të konsideroj një lindje në shtëpi? Sa e shqetësuar, në përgjithësi, duhet të jem vërtet përgjatë pandemisë?

Ka shumë pak të dhëna se si koronavirusi i ri, i cili shkakton një sëmundje të frymëmarrjes të njohur si Covid-19, prek gratë që janë shtatëzëna shkruan MedicalNewsToday.

Hulumtimi që ekziston përfshin gratë që ishin në fazat e mëvonshme të shtatëzënive.

Sipas një rishikimi të studimeve për gratë shtatzëna që janë prekur nga koronavirusi i ri, i cili u botua me 17 Mars, aktualisht nuk ka të dhëna për gratë e infektuara me Covid-19 gjatë tremujorit të parë të tyre përcjell Gazeta Shneta.

Shtatzënia ndryshon sistemin imunitar të një gruaje, e cila e vë atë në një rrezik më të madh për komplikime të rënda nëse preket nga një virus i rrezikshëm ose ai gripit.

Rreziku i saj për komplikime gjithashtu rritet nëse ajo ka ndonjë gjendje themelore shëndetësore si diabeti ose lupus, tha Dr. Roxanna A. Irani.

A duhet të përgatitem për një lindje në shtëpi?

“Në këtë pikë të shpërthimit, gratë nuk duhet të ndryshojnë planet e tyre të lindjes bazuar në Covid-19″, tha Dr. Denise J. Jamieson.

Spitalet po marrin masa paraprake për të siguruar që gratë shtatzëna nuk u ekspozohen pacientëve të sëmurë dhe vizitorëve”.

A mund të jem gjidhënse nëse jam e infektuar me koronavirus?

OBSH-ja dhe organizata të tjera kanë thënë se një nënë e infektuar mund të ushqen me gji fëmijën e saj dhe të qëndrojë në të njëjtën dhomë me kusht që të marrë të gjitha masat e duhura të higjenës.

Por, më 2 prill, Akademia Amerikane e Pediatrisë tha se mënyra më e sigurt për një nënë të infektuar me koronavirus është që përkohësisht të ndahet nga i porsalinduri deri sa ajo të mos jetë më infektive.

Si mund ta parandaloj koronavirusin kur jam shtatzënë?

Sipas CDC, gratë shtatzëna duhet të bëjnë të njëjtat gjëra si publiku i gjerë për të shmangur infeksionin. Ju mund të ndihmoni të ndaloni përhapjen e COVID-19 duke ndërmarrë këto veprime:

-Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtitni.

-Shmangni njerëzit që janë të sëmurë.

-Pastroni duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose sanitizues dore me bazë alkooli.

-Distanca sociale është thelbësore gjatë kësaj kohe për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSimptomat e koronavirusit tek sytë, a mund të përhapet edhe nga lotët? Flet dr. Besa Ramadani
Artikulli i rradhës Mbijetuesi i 5 Qeverive – Naser Ramadani që 14 vjet në krye të IKSHP-së

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.