Greqia po ashpërson rregullat për shitjen e produkteve të duhanit dhe alkoolit te të miturit.
Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiades, deklaroi se nga tani do të ketë pasoja penale për shitjen e cigareve te fëmijët, dhe ndalohet që të rriturit t’i dërgojnë ata për t’i blerë – një praktikë e zakonshme prej dekadash në vend, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
“Po miratojmë një ligj shumë të rreptë për të mbrojtur të miturit nga duhani dhe alkooli. Shitësi është i detyruar të kërkojë mjet identifikimi – në të kundërt, përballet me ndjekje penale,” tha Georgiades.
Ligji i ri gjithashtu vendos një kufi për përmbajtjen e nikotinës në produktet alternative si qeset me duhan. Aktualisht, disa përmbajnë deri në 70 gramë nikotinë; kufiri i ri e ul në 16 gramë.
Ndërkohë, 15 vende anëtare të BE-së po i bëjnë presion Komisionit Europian të rrisë taksat për duhanin, për të ulur konsumin, sidomos mes të rinjve. Nëse propozimi miratohet, një paketë cigare mund të kushtojë 6–7 euro në Greqi.
Por Greqia, Italia, Bullgaria dhe Rumania kundërshtojnë rritjen e çmimeve, duke paralajmëruar për ndikim negativ në ekonomi dhe shtim të kontrabandës së cigareve. Çdo vendim kërkon miratim unanim, gjë që e bën të pasigurt zbatimin e këtij propozimi. /Gazeta Shneta/




