Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KPMSHCK e anuloi konkursin në AKPM për shkak të ankesës së këshilltarit të ministres në detyrë Rozeta Hajdari

Lajme 03/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e ka anuluar konkursin për drejtor të AKPM-së. Një nga ankesat kyçe që është marr për bazë, është e këshilltarit të ministres në detyrë Rozeta Hajdari, Kushtrim Dakaj.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës para disa ditësh e anuloi në tërësi konkursin për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Konkursi u anulua për shkak të disa ankesave, shkruan Gazeta Shneta.

Ankesa e parë që është marr për bazë për anulimin e konkursit, është ajo e Kushtrim Dakaj – këshilltar i ministres në detyrë të Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Dakaj, me profesion farmacist, nuk ishte pranuar në fazën e verifikimit të kandidatëve. Atij i ishte refuzuar aplikacioni meqë nuk e plotësonte kriterin e përvojës menaxheriale. Dakaj kishte dorëzuar një dëshmi se ka ushtruar pozitë menaxheriale në një furrë buke në Suharekë. Biznesi quhet “Metro-A” dhe në ARBK figuron si operator që merret me prodhimin e bukës.

Gjithashtu Dakaj kishte dorëzuar edhe dëshminë për pozitën e tij si këshilltar politik në MINT.

Por këto dëshmi nuk iu pranuan në konkurs meqë u konsideruan jo të fushës dhe jo relevante për pozitën e drejtorit të institucionit më të rëndësishëm farmaceutik në vend.

Për këtë proces janë ankuar edhe kandidatët Adnan Selmani dhe Sejdë Tolaj. Për shkak të këtyre ankesave, Kolegji i përbërë nga tre anëtarë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari dhe Ardita Haxhnikaj-Demi, me dy vota për dhe një kundër, kanë vendosur të anulojnë në tërësi procesin e konkursit.

Sipas tyre, përveç që kandidati Dakaj i ka plotësuar kriteret për t’u pranuar si kandidat në njërën anë, në anën tjetër kandidatja tjetër Sulltane Havolli nuk ka vërtetuar përvojën menaxheriale sepse nga dy dëshmi të dorëzuara njëra nuk ka pasur mbështetje nga Trusi Pensional kurse tjetra nuk ka dorëzuar edhe kontratën e punës ndonëse ishte fjala për vitet 2011-2017.

Anëtarja e Kolegjit: Vendimi në kundërshtim me parimin e barazisë

Anëtarja e Kolegjit Ardita Haxhnikaj-Demi e cila ka votuar kundër vendimit për anulim, ka deklaruar edhe Mendimin e saj Mospajtues. Ajo ka analizuar në tërësi provat dhe ka ardhur në konstatim se vendimi i Kolegjit është në kundërshtim me parimin e barazisë.

Sipas saj anëtarët e Kolegjit kanë dështuar në vërtetimin e “faktit relevant nëse përvoja e punës së kandidatit K.D. tek biznesi privat bie në fushën profesionale, pasi që sipas të dhënave elektronike në ARBK, veprimtaria e biznesit NTP ‘Metro-A’ është: prodhim i bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta si aktivitet kryesor i biznesit…”, thuhet ndër të tjera në Mendimin Mospajtues të saj.

Tutje sipas Haxhnikaj-Demit në rastin e kandidates Sulltane Havolli Kolegji ka nxjerr konstatim kundërthënës sepse dëshminë e parë për përvojën menaxheriale nuk e ka njohur meqë nuk ka pasur të bashkëngjitur Trustin, kurse dëshminë e dytë edhe pse e ka pasur të bashkëngjitur Trustin, nuk e ka njohur sepse nuk ka pasur kontratë të punës.

“Mendimi im mos pajtues konstaton edhe në vendosje të çështjes ashtu që është anuluar në tërësi procedura e pranimit, vendimi që sipas vlerësimit tim është në kundërshtim të plotë me parimin e barazisë dhe parimin e pritshmërisë së ligjshme dhe të arsyeshme, të përcaktuara me nenin 6 dhe 8 të LPPA”, thuhet në dokument.

Sipas Haxhnikaj-Demi, Kolegji do të duhej të shpallte të pavlefshëm fazën e verifikimit paraprak dhe vlerësimit profesional dhe të kthente çështjen në rishqyrtim të aplikacioneve.

“Rrjedhimisht një vendimmarrje e tillë e shumicës së anëtarëve të Kolegjit, është në kundërshtim me praktikën vendimmarrëse të Këshillit për raste të njëjta apo të ngjashme, gjegjësisht sipas kësaj praktike tek çështjet administrative me objekt ‘kontestim i konkursit’ vlerësohet ligjshmëria e veprimeve të ndërmarra fazë pas fazë dhe në rast të konstatimit të shkeljeve ligjore të natyrës materiale apo procedurale, atëherë duhet të anulohet veprimi i shpallur i paligjshëm, duke lënë në fuqi vperimet e ligjshme, pra jo të anulohet në tërësi procesi rekrutues sikurse rasti konkret”, ka deklaruar Haxhnikaj-Demi.

Gazeta ditë më parë ka raportuar për këtë rast dhe ka kërkuar sqarime nga Këshilli i Pavarur edhe për rastin e një anëtari të Kolegjit, bashkëshorti i të cilës është anëtar i një Komisioni në AKPM. Por Këshilli nuk ka dhënë ndonjë përgjigje nëse ka apo jo konflikt interesi në këtë rast.

Ndryshe në këtë konkurs kanë dal fitues kandër kandidatë: Hilmi Shala me 89.6 pikë, Lebibe Haliti me 83.8 pikë, Sejdë Tolaj me 81 pikë dhe Sulltane Havolli me 72.4 pikë.

AKPM është me ushtrues detyre prej mbi 10 vjet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNga 1970 në 2022: Vdekjet nga infarkti bien, por sëmundjet e tjera të zemrës po rriten
Artikulli i rradhës Greqia ndalon prindërit të dërgojnë fëmijët për të blerë cigare – rregulla të reja kundër duhanit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.