Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Greva e dytë, Syla: Kërkesa është e njëjtë, procedimi i Ligjit të Pagave

Lajme 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka folur për grevën tetëorëshe që po mbahet edhe sot në Shëndetësi. Ai thotë se kërkesat vazhdojnë të mbesin të njëjta, që të procedohet me Ligjin e Pagave.

Edhe javën e kaluar u mbajt një grevë 8-orëshe nga punonjësit shëndetësorë.

Syla ka thënë se nëse Qeveria nuk reflekton, atëherë nga e hëna do të mblidhet Këshilli Drejtues dhe do të vendoset për hapa më radikal sindikal, e nuk do të shkohet më me greva 8-rëshe.

“Besoj se greva do të shkojë mirë, kur them mirë them të mos ketë keqkuptime mes punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, pasi Qeveria rri komod e nuk e ka problem. U them pacientëve të kenë durim edhe sot. Do të jepen vetëm shërbime emergjente sot. Greva e parë shkoi mirë, iu përgjigjën gjithë punonjësit shëndetësorë e nuk pati asnjë incident. Sot është grevë tjetër paralajmëruese”.

“Nëse Qeveria nuk reflekton, e gjasat janë të vogla që të bëjë këtë, atëherë të hënën mblidhet Këshilli Drejtues, e atëherë merren vendime tjera të cilat me siguri se më nuk do të shkohet me greva 8-orëshe por me veprime radikale. Këto nuk i dëshirojmë, është e rëndë këto ditë të bëjmë greva. Por injoranca e Qeverisë po na detyron të marrim veprime të tilla. Kërkesa jonë e vetme është të shkojë Ligji i Pagave. Mund të përmirësohet brenda javës, sepse disa agjenci të pavarura, gjykata e tjera, ku ka qenë i përfshirë edhe Avokati i Popullit, pasi atyre iu zbritke rroga, e për këtë arsye e kanë çuar në Kushtetuese. Arsyetimet tjera ishin demagogji”, ka thënë Syla në emisionin SOT të KTV-së.

Syla ka shtuar se ata nuk janë të përfshirë në grupin që po punon në Ligjin e Pagave. Thotë se edhe me Ligjin e kaluar nuk ishin të kënaqur me koeficientet, sidomos për infermier, por u arrit një klauzolë që mund të vinte të rritje të reja të koeficientit.

“Në këto momente Qeveria nuk na ka ftuar, ka thënë se do të ftojë gjatë një kohe të pacaktuar. Por nëse nuk futet në Projekbuxhet e nuk është në draftin e parë, kam frikën se ky vit në futet në vitin 2022, ky është insistimi i Federatës”, ka thënë Syla.

Artikulli paraprakLista preliminare e kandidatëve që fituan votat për anëtarë të Kuvendit të OMK-së
Artikulli i rradhës Protestojnë specializantët: Ju rrini të sigurt, ne kujdestarojmë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.