Që nga muaji janar e deri tani në Indi kanë humbur jetën 1094 persona të cilët janë infektuar me gripin e derrit.
Që nga fillimi i këtij viti e deri tani në Indi njoftohet se 1094 persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit të derrit.
Sipas lajmit të BBC-së bëhet e ditur se që nga muaji janar e deri tani në Indi kanë humbur jetën 1094 persona të cilët janë infektuar me gripin e derrit.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë zbuluar se rajoni Maharashtra është zona ku janë shënuar më shumë vdekjet, ku kanë humbur jetën 437 persona, ndërsa ndiqet nga rajoni Gujarat me 297 persona.
Në të gjithë vendin njoftohet se vdekjet janë shënuar më shumë në tre javët e fundit me vdekjen e 342 personave, si dhe janë njoftuar gjithsej 22.186 raste.
Ndër të tjera bëhet e ditur se është katërfishuar numri i vdekjeve këtë vit në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Dr. Sanjay Gururaj, kryemjeku i spitalit privat Shanthi, duke theksuar se një spital privat nuk është i detyruar të njoftojë numrin e rasteve tha se “shifrat në raportin zyrtar mund të jenë vetëm një pjesë e akullnajës”.
Në vitin 2015 në rajone të ndryshme të Indisë për shkak të gripit të derrit kanë humbur jetën afërsisht 1.900 persona.
Ndërsa gjatë viteve 2009-2010 në vend janë ndikuar rreth 50 mijë persona nga gripi i derrit dhe gjithashtu kanë humbur jetën më shumë se 2.700 persona. /AA