Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gripi vdekjeprurës australian po vjen në Evropë, paralajmërojnë mjekët

Lajme 26/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mediet britanike japin alarmin për afrimin e gripit të frikshëm australian, që do të jetë sipas tyre më i keqi në 50 vjet.

Virusi “H3N2” fajësohet deri tani për 100 mijë raste dhe ekspertët e shëndetësisë mendojnë se është e pashmangshme që ai të “mbërrijë në Mbretërinë e Bashkuar”. Sipas tyre, ky lloj i sëmundjes mund të marrë po aq jetë sa shpërthimi i tmerrshëm i Hong Kongut në vitin 1968.

Që sezoni i gripit është duke u afruar, këtë e paralajmëron edhe shtypi italian, i cili përvijon një tablo shumë më pak dramatike. “Do të jetë një epidemi me rrezikshmëri të mesme ajo e sezonit 2017-2018”, sipas specialistëve të fqinjit tonë përtej Adriatikut.

Edhe vaksina e prodhuar sivjet ndryshon fare lehtësisht nga ajo e vitit 2016. Fushata e vaksinimit në Itali duhet të nisë nga mesi i tetorit. Por, ndonëse përpiqen të shmangin panikun, mjekët atje këmbëngulin se sezoni i gripit nuk duhet nënvlerësuar.

Të dhënat e Institutit të lartë italian të Shëndetit tregojnë se, në periudhën 2016-2017, gripi mbërtheu në shtrat 5.5 milionë vetë, numri i rasteve të rënda ishte 162, ndërsa ai i vdekjeve 68.

Gazetat britanike përmendin ndërkohë shqetësimin se, vaksina e prodhuar nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk do të jetë efikase kundër shtamit “H3N2”. Ajo është krijuar në mars, në bazën e viruseve që ekspertët prisnin të jenë në qarkullim dhe shpërndahet në shtator.

Artikulli paraprakRrëfimi prekës i senatorit McCain për betejën me kancerin
Artikulli i rradhës Personi me veshkë të hequr dëshmon në rastin “Medicus”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.