Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrëfimi prekës i senatorit McCain për betejën me kancerin

Jetë 26/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Senatori amerikan, John McCain, ka thënë se mjekët i kanë dhënë atij një “prognozë shumë, shumë serioze”, teksa ai po përballet me kancerin në tru.

“Disa thonë 3 për qind, disa thonë 14 për qind”, ka thënë McCain në një intervistë për televizionin CBS, teksa ka folur për gjasat e tij për mbijetesë.

McCain i është nënshtruar në korrik një operacioni për heqjen e një tumori në tru, që më pas kishte dalë të ishte një formë e glioblastomës, i njëjti lloj i kancerit që i kishte marrë jetën ish-kolegut të tij në Senat, Edward M. Kennedy, më 2009.

McCain ka treguar se e ka Kennedyn në mendje shpesh. Senatori ka thënë se Kennedy ka vazhduar të punojë, përkundër diagnozës, dhe “nuk është dorëzuar kurrë, për shkak se e donte angazhimin”.

Kenney, ka treguar McCain në CBS, “ka mbajtur punën, ka vazhduar të punojë, të ecën përpara, edhe kur ka qenë në karrocë”.

McCain, senator republikan nga Arizona, i cili është cilësuar i pavarur për shkak të refuzimit të tij për të votuar për projektligjet e republikanëve për përkujdesjen shëndetësore, po përpiqet të veprojë sikur i ndjeri.

“Jam më energjetik dhe më i angazhuar, si rezultat i kësaj, sepse e di që duhet të bëj gjithçka që mundem për t’i shërbyer këtij vendi, deri sa të mundem”, ka thënë McCain, i cili e nis ditën me kimioterapi dhe rrezatim./Gazetaexpress/

Artikulli paraprakHoroskopi, 26 shtator 2017
Artikulli i rradhës Gripi vdekjeprurës australian po vjen në Evropë, paralajmërojnë mjekët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.