Një grua 108-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila i kishte mbijetuar gripit spanjoll në vitin 1918, ka ndërruar jetë nga koronavirusi Covid-19.
‘The Guardian’ raporton se Hilda Churchill ka vdekur në Salford të shtunën, disa orë pasi kishte marr rezultatin pozitiv me koronavirus, dhe vetëm tetë orë para ditëlindjes së saj të 109-të, transmeton Gazeta Shneta.
Churchill e cila është shënuar si viktima më e moshuar në Britani, ka lindur në vitin 1911, një vit para tragjedisë së Titanikut dhe tre vjet para Luftës së Parë Botërore.
Churchill i ka mbijetuar gripit spanjoll i cili ka infektuar rreth 500 milionë njerëz në gjithë botën në vitet 1918-1920. Ky grip ia kishte marr jetën motrës së saj e cila në atë kohë ishte vetëm 12 muajshe.
Gripi spanjoll llogaritet se ua ka marr jetën rreth 50 milionë njerëzve në gjithë botën. /Gazeta Shneta/