Pesë pacientë me koroanvirus në gjendje të rënduar në Klinikën Infektive

2020-03-30 në ora 09:54

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 94 raste me koronavirus Covid-19.

Sipas raportit të mëngjesit të sotëm nga Klinika Infektive në QKUK, 37 pacientë të infektuar janë të hospitalizuar dhe po marrin trajtim.

Pesë prej tyre janë në gjendje më të rënduar dhe po trajtohen me terapi oksigjenike, ndërsa të tjerë janë stabil. /Gazeta Shneta/