Shkencëtarët kanë paralajmëruar se humbja e papritur e nuhatjes mund të jetë një shenjë paralajmëruese e infeksionit të koronavirusit.
Ajo vjen pasi ekspertët studiuan një grua në të 40-at e saj që u ankua për simptomën pas kontraktimit të Covid-19, si dhe përjetoi një kollë të thatë shkruan Mirror.co.uk
Ajo nuk kishte ethe, e cila zakonisht njihet si simptomë e virusit, dhe gjithashtu nuk e humbi sensin e saj të shijes.
Pacientja ishte në gjendje të identifikonte me sukses ndryshimin e shijes në ushqimin e kripur, të ëmbël, të thartë dhe të hidhur, por nuk mund të dallonte midis pesë aromave dalluese, zbuluan shkencëtarët transmeton Gazeta Shneta.
Pasi iu dha trëndafila, karamele, djathë dhie, fruta dhe pleh organik për të nuhatur, asaj iu kërkua të përputhte aromat me secilën përmes përshkrimin të saj – dhe nuk arriti të bashkojë një të vetme me sukses.
Ajo më vonë testoi pozitive për koronavirus.
“Ne besojmë se shoqërimi i një humbje të papritur dhe të plotë të funksionit të nuhatjes, pa pengim të hundës në një pacient me simptoma të tjera, të tilla si kollë ose ethe, duhet të paralajmëroj profesionistët shëndetësor për dyshim nga infekisoni për SARS-CoV-2” thanë studiuesit.
Studiuesit në ‘King’s College London’ kanë thënë gjithashtu se humbja e erës dhe shijes mund të jetë mënyra më e mirë për të treguar nëse dikush ka koronavirus, pas rezultateve të një studimi. /Gazeta Shneta/