Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,825 testime të kryera janë konfirmuar 299 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 526 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 47,605.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 94 raste, Podujevë 29 raste, Gjilan 21 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Suharekë 9 raste, Viti 9 raste, Deçan 7 raste, Obiliq 7 raste, Pejë 6 raste, Prizren 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Gjakovë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Novobërdë.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 5,567 raste aktive./GazetaShneta/