Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gruaja lind fëmijën pas transplantit të mitrës

Jetë 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fusha e maternitetit ka përjetuar një nga rastet me të rralla të saj. Një suedeze është bërë nënë përmes transpalantit të mitrës duke përdorur një robot. Ajo arriti të lindë një djalë të shëndetshëm

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, lindi një djalë që peshonte 2.9kg,  nëpërmjet një ndërhyrje cezariane pas 36 javësh. Emri i bebes  është gjithashtu i panjohur. Procedura e parë në botë është bërë në vitin 2017 dhe nëna bëri bujë në Janar, kur mjekët njoftuan se ajo ishte shtatzënë.

Transplanti i mitrës përfshin heqjen kirurgjikale të mitrës së një gruaje dhe implantimin në atë që nuk mund të ketë një fëmijë në rrugë natyrale. Gruaja, mosha e të cilës është gjithashtu e panjohur, e bëri transplantin në tetor 2017.

Aktualisht është e paqartë nëse ajo ka lindur pa mitër, ose i është hequr për shkak të kancerit ose ndonjë sëmundje tjetër.

Dhjetë muaj më vonë, një embrion, i krijuar nëpërmjet trajtimit të fertilitetit  u fut në mitrën e saj të re. Mjekët ishin në gjendje të konfirmonin shtatzëninë disa javë më vonë. Mjekët zbuluan se gruaja dhe fëmija nuk pësuan ndërlikime. Vetëm 15 foshnje në mbarë botën kanë lindur nga një mitër e transplantuar, megjithatë lindja e fundit, është e para që ka lindur përmes një transplantimi të mitrës, duke  përdorur robotët.

Pesë gra të tjera kanë pësuar transplantime të mitrës përmes kirurgjisë robotike në Universitetin e Gothenburgut. Sidoqoftë, asnjëra prej tyre ende nuk ka mbetur shtatzënë. Mjekët thanë se duke përdorur robotët, e bën kirurgjinë më pak të dëmshme për donatorët. Roboti kontrollohet nga dy kirurgë që përdorin levat e lëvizjes, të cilat i kthejnë lëvizjet e tyre në lëvizje milimetrike dhe të sakta. Kjo lejon që procedura të bëhet përmes pesë vrimave të gjerë 1 cm në trupin e dhuruesit – ndryshe nga prerjet shumë më të mëdha nga kirurgët njerëzorë.

 

Artikulli paraprakI keni ushqyer fëmijët keq gjatë gjithë kësaj kohe! Ja sa duhet të konsumojnë
Artikulli i rradhës 11 gjëra që i shkojnë një bashkëshorti “ideal”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.