Një grua ka rrëfyer habinë e madhe që pësoi kur zbuloi se “infeksioni në veshka” që besonte se vuante, në fakt ishte një bebe plot 9 muajshe.
Ajo e solli atë në jetë vetëm 24 orë më vonë në divanin e shtëpisë, pasi dhimbjet e lindjes i zgjatën vetëm 22 minuta.
Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, 25 – vjeçarja Katie O’Brien, jo vetëm që nuk ia kishte idenë se ishte shtatzënë, por muajt e fundit ajo kishte rënë edhe në peshë.
Katie tha se nuk e kishte ndjerë kurrë djalin e saj të gjuante me shkelm apo të lëvizte dhe nuk kishte asnjë gjë që të tregonte se kishte bebe në bark.
Pasi kishte ndjerë dhimbje në fund të barkut, e reja kishte shkuar për vizitë tek gjinekologu. Ajo kishte dhënë një provës me urinën e saj dhe ishte nisur për të shtëpi. Rrugës mjeku e kishte telefonuar për t’i thënë se dyshonte që ishte shtatzënë.
Gruaja tha se ishte habitur pamasë, mbi të gjitha pasi nuk kishte vënë re një bark të zmadhuar tek vetja. Edhe cikli i saj kishte qenë gjithnjë i çrregullt, ndaj dhe nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë.
Ajo u shokua edhe më shumë kur mjekët i thanë se ishte plot 9 muajshe.
Pas analizave, mjekët i thanë se ndonëse nuk kishte ende dhimbje, ajo mund të lindte nga momenti në moment.
E kështu ajo u zgjua në gjysmë të natës dhe solli në jetë një djalë, Tristan… koha për të shkuar në spital nuk mjaftonte./tvklan.al