Korridoret e klinikave të QKUK-së pothuajse në çdo kohë janë përplot familjarë të pacientëve që vijnë për vizita ose për t’u kujdesur.
Fytyra të mërzitura e të trishtuara nga shqetësimi për pacientët e shtrirë në spital, sheh pothuajse në çdo cep të QKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Ata, përveç se kërkojnë ndihmë nga mjekët, shpresat për shërimin e familjarëve të sëmurë i kanë edhe tek Zoti.
Në fotografinë më poshtë mund të shihni sesi familjarët e pacientëve gdhendin lutje për shërimin e tyre.
“Zot ndihmoi qikes tem”, ka shkruar një prind.
Emra të shumtë janë gdhendur në bojën e xhamit të një dere në njërën prej klinikave në QKUK. /Gazeta Shneta/