Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës. Një grua është shtrirë në asfalt dhe ka kërkuar nga shoferët që ta shkelin me veturë.
Sipas raportimeve të mediave, gruaja e ka ndërmarr këtë veprim për shkak të kushteve të rënda të jetesës.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të, ndërsa veprim i saj ka tronditur banorët. Gjendja e gruas tregon më së miri kushtet e rënda ekonomike me të cilat përballen një pjesë e konsiderueshme e kosovarëve.