Një grua nga Prishtina tash e katër vite është në pritje për të hyrë në operim për protezë në gju. Operimi i saj pritet të bëhet në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga viti 2018, mirëpo ajo ende nuk është thirrur nga stafi i kësaj klinike për të kryer këtë operime.
Operimi në gju ajo thotë se do t’ia lehtësonte jetën, transmeton Gazeta Shneta.
“Kur jam shku me kqyr aty (në ortopedi) a jam në listë prioritare, veç e kanë cekë që afër me prioritet por nuk kanë nxjerrë listë prioriteti. Jam e 374 me radhë që nga 2018”, tregon ajo.
Për një operim të tillë në spitale private pacientja duhet të paguaj mbi 5 mijë euro, kosto e papërballueshme për të.
Ajo tregon se e ka të vështirë të ecë në trotuarë për shkak të kockave të cilat e pengojnë në qarkullimin e karrocës e cila i ndihmon për ecje, “kam lënë letër me shkrim që nëse më gjenë diçka në aksident të mos e fajsojnë personin sepse jam vet në faj se po duhet me ecë rrugës së makinave”, rrëfen ajo me lotë në sy.
Lista e pritjes në Ortopedi është mbi 1300 pacienetë disa prej tyre presin që nga 2018 për proteza në gju/ ATV