Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nënkryetarja e LDK-së i del në mbrojtje kryesueses së Bordit të SHSKUK-së Agreta Gecaj-Gashi

Lajme 14/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, i ka dal në mbrojtje kryesueses së Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Agreta Gecaj-Gashi.

Mjekiqi-Sadiku ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë Gecaj-Gashin, por thirrjet e deputetëve të Komisionit për Shëndetësi për shkarkimin e saj, i ka konsideruar të padrejta, transmeton Gazeta Shneta.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se Kosova nuk është vendi i vetëm ku janë rritur listat e pritjes, dhe kjo ka ndodhur për shkak të pandemisë e jo nga keq-menaxhimi.

“Qeveria dhe ligjvënësit kanë për detyrë të sigurojnë dhe mbrojnë pavarësinë në emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordeve të institucioneve publike dhe të mos pengojnë punën e tyre. E ne si shoqëri e kemi për detyrë të mbrojmë individë të tillë, e aq më shumë gra – të pakta në pozita të larta drejtuese të cilat qëndrojnë mbi politikën gjersa kryejnë funksionin e tyre me dinjitet”, ka shkruar Mjekiqi-Sadiku.

Një nga deputetët që ka kërkuar shkarkimin e Gecaj-Gashit dhe Bordit të SHSKUK-së është edhe Armend Zemaj nga LDK. Ndryshe Bordi i SHSKUK-së ishte emëruar nga Qeveria Kurti 1 kur ishte në koalicion me LDK-në.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Shqipe Mjekiqi-Sadikut:

Znj. Agreta Gecaj Gashi nuk e njoh dhe s’e kam takuar asnjëherë. Për herë të parë kam dëgjuar për të para disa ditësh kur në Komisionin për Shëndetësi u diskutua për të në cilësinë e Kryesueses së Bordit të SHSKUK-së, e emëruar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti I.

Disa deputetë kanë kërkuar shkarkimin e saj dhe të Bordit, ndër të tjerash, me pretendimin për keqpërdorim të pozitës, se ka pasur me pak operacione në spitalet publike në 2021 krahasuar me vitin 2020 dhe se listat e pritjes janë zgjatur në disa muaj më shumë gjatë kësaj periudhe.

Nga kurreshtja shiqova disa të dhëna nga vendet tjera. Një raport i publikuar në 2021 në Irlandë, me titull ‘një vit ky si kurrë më parë’ duke iu referuar vitit 2021, gjen se ka pasur një rritje prej 153% të numrit të pacientëve me nevojë për intervenim që kanë pritur më shumë se 12 muaj në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu janë realizuar 13% më pak intervenime me urgjencë dhe 30% më pak intervenime elektive në 2020. Shkaku – pandemia dhe jo keq-menaxhimi.

Qeveria dhe ligjvënësit kanë për detyrë të sigurojnë dhe mbrojnë pavarësinë në emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordeve të institucioneve publike dhe të mos pengojnë punën e tyre. E ne si shoqëri e kemi për detyrë të mbrojmë individë të tillë, e aq më shumë gra – të pakta në pozita të larta drejtuese të cilat qëndrojnë mbi politikën gjersa kryejnë funksionin e tyre me dinjitet.

Artikulli paraprakGruaja nga Prishtina tash e katër vite në pritje për operim në QKUK
Artikulli i rradhës Përfundojnë mandatin 11 drejtorë, të gjithëve ju vazhdohet pozita si ud. përveç në Institutet Paraklinike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.