Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, pasi tentoi të vjedhë një çantë në Qendrën Klinike Universitare
Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme rreth orës shtatë të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi kishte tentuar të kryejë vjedhje.
I dyshuari ka tentuar që nga çanta e krahut t’ia vjedhë gjësendet viktimës femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.