Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, do të intervistohet sot prej orës 10:00 nga Prokuroria Speciale, pas deklarimeve të tij rreth zhdukjes së mostrave në rastin Dehari.
Lajmi u bë i ditur nga avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili dha njoftimin në rrjetin social Facebook.
“Sot ne ora 10:00 ne Prokurorin Speciale z.Abazi e ka rastin me ndihmu Prokurorin!Po nese nuk ka asgje konkrete atherë ?” ka shkruar Gashi.
Deputeti Haki Abazi ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari.
Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria duhet të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.




