Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspertët: Kolla e mirë mund të jetë fatale për foshnjat, vaksinimi gjatë shtatzënisë është jetik

Këshilla për shtatzëna 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet e kollës së mirë (pertusis) janë në rritje dhe tashmë kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Tek të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj kjo sëmundje shfaqet kryesisht me kollë të vazhdueshme që zgjat me muaj, por tek foshnjat e vogla mund të jetë fatale.

Sipas një artikulli të publikuar në revistën Pediatrics nga ekspertët e Spitalit të Fëmijëve “Ann & Robert H. Lurie” në Çikago, shumica e fëmijëve nën moshën 2 muajsh që infektohen me pertusis përfundojnë në spital.

“Simptomat tek foshnjat shpesh janë ndryshe – mungon kollitja karakteristike me ‘fishkëllimë’, por shfaqet apnea, pra ndërprerja e frymëmarrjes,” tha autorja kryesore, Dr. Caitlin Li, specialiste e sëmundjeve infektive.

Pertusis tek foshnjat mund të shoqërohet edhe me rritje të lartë të numrit të qelizave të bardha në gjak, që ndonjëherë ngatërrohet me kancer apo gjendje të tjera jo-infektive, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e vaksinimit gjatë shtatzënisë, pasi kjo mbron foshnjat në javët e para të jetës kur ato janë më të rrezikuara.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon vaksinimin gjatë shtatzënisë, mes javës së 27–36 të gestacionit, si mjetin kryesor për të parandaluar vdekjet nga pertusis.

Vaksina kundër kollës së mirë rekomandohet gjithashtu në disa doza që nga muaji i dytë i jetës e deri në moshën 6 vjeç, ndërsa një dozë përforcuese merret në adoleshencë./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakHANDIKOS sërish kërkon nga SHSKUK shpërndarjen e pajisjeve për personat me aftësi të kufizuara
Artikulli i rradhës ​51 raste të dhunës në familje për një javë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.