Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hani këtë ushqim që në mëngjes për një dobësim më të lehtë

Jetë 18/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një njeri duhet të marrë 2000 ose 1500 kalori në ditë ose më pak apo më shumë në varësi të aktivitetit fizik dhe moshës, por kjo duhet shpërndahet përgjatë gjithë ditës. Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë.

Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra, shkruan living.al.

Ky drith i shijshëm jo vetëm që përshpejton organizmin, por sipas studimeve të fundit ju mund të përshpejtoni dhe procesin e humbjes së peshës vetëm duke ngrënë tërshërë për mëngjes.

Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe. Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.

Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore. Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë. Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët.

Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%. Ja disa përfitme të tjera:

Ul nivelin e kolesterolit

Përmirëson tretjen

Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Është një burim shumë i mirë i hekurit, magnezit, vitaminave të ndryshme dhe i proteinave.

Artikulli paraprakSa e rrezikshme është futja e telefonit në gojë nga fëmija?
Artikulli i rradhës A këshillohet dhënia e gjakut nga nënat gjidhënëse?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.