Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hantavirusi, OBSH-ja paralajmëron: Javët e ardhshme “shpërthim” rastesh

Lajme 14/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se në javët në vijim mund të shohim një shtim të ndjeshëm të rasteve të hantavirusit.

Ghebreyesus, një nga ekspertët kryesorë të shëndetit në botë pohoi se nuk ka “shenja” se gjendemi në prag të një pandemie të re. Por sigurisht, situata mund të ndryshojë deklaroi ai gjatë një konference për shtyp në Madrid.

“Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit që ka ky virus, ka gjasa që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.

Tre persona që ishin në anijen turistike “MV Hondius”, e cila lundronte në Oqeanin Atlantik kanë vdekur nga sëmundja e rrallë, por fatale. Të paktën 85 udhëtarë dhe 35 anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar nga anija, e tetë persona të tjerë që ishin aty janë sëmurë ose kanë rezultuar pozitivë. Mes tyre janë edhe një shtetas amerikan dhe një grua franceze, 65 vjeç, të dytë të cilët rezultuan pozitivë pasi u evakuuan.

“Personat në bordin e anijes janë përballur me një situatë shumë të frikshme. Disa nga pasagjerët janë përballur me një krizë mendore. Ata kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe dhembshuri”, shtoi më tej kreu i OBSH-së.

Ghebreyesus kujtoi se njerëz në mbarë botën bënë thirrje që pasagjerët të mbaheshin në anije për periudhën e plotë të karantinës, por “pikëpamja jonë ishte se kjo do të kishte qenë çnjerëzore dhe e panevojshme”, shtoi ai ndërsa kërkoi që të evakuarit të karantinohen për të paktën 42 ditë.

Artikulli paraprakTeknika e re e stimulimit të trurit pa operacion sjell përmirësim të simptomave të Parkinsonit
Artikulli i rradhës Studim: Emërtimi i emocioneve mund t’i ndihmojë personat me autizëm të përballojnë ankthin

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.