Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, së bashku me drejtorin e Drejtorin e Shëndetësisë, Abdullah Klinakun dhe drejtoreshën e QKMF-së, Luljetë Zahiti, kanë bërë përurimin e Qendrës së tretë të Mjekësisë Familjare në qytet.
I pari i Vushtrrisë para të pranishmeve tha se përurimi i këtij objekti të ri, i Qendrës së Mjekësisë Familjare, paraqet një ngjarje të rëndësishme për gjithë qytetarët që jetojnë në pjesën lindore të qytetit, sepse do të ofrohen shërbime shumë më cilësore.
Ndërtimi i këtij objekti që gjendet në afërsi të Shkollës “A.Z Çajupi “i ka kushtuar buxhetit të komunës rreth 88.000 euro, kurse inventarizimi rreth 5 mijë euro.