Në kuadër të Kongresit Mjekësor i cili po mbahet sot në hotelin Emerald në Prishtinë të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, është hapur edhe Panairi Mjekësor.
Në Panairin e parë të organizuar nga Oda e Mjekëve po marrin pjesë dhjetëra kompani për produkte dhe pajisje medicinale, si dhe organizata që përkrahin shëndetësinë në Kosovë si LuxDev, UNFPA, etj.
Kongresi dhe Panairi i parë Mjekësor i organizuar nga OMK është hapur dje në një ceremoni ku kanë marr pjesë qindra personalitete të shkencës së mjekësisë në Kosovë dhe më gjerë.
Kongresin e ka hapur kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu, i cili ka thënë se kjo ngjarje ka për qëllim avancimin e mjekëve, ndërsa synon që të bëhet tradicional.
Ceremoninë e ka nderuar me pjesëmarrje edhe Sekretarja e Komitetit të Përhershëm Evropian të Mjekëve, Annabel Seebohm. Ajo ka përgëzuar OMK-në për sukseset e arritura brenda pak kohe. /Gazeta Shneta/