Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hapet Reparti i ri mbi çrregullimet akute-psikotike në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Lajme 03/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Psikiatrise Arenliu/Hoxhaj
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

U.d. drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, ka vizituar sot Klinikën e Psikiatrisë.

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se u.d. drejtoresha e përgjithshme e këtij institucioni, ka zhvilluar një vizitë në Klinikën e Psikiatrisë, në të cilën së fundmi është bërë riorganizimi i reparteve dhe shtimi i kapaciteteve me shtretër, përcjell Gazeta Shneta.

Drejtori i kësaj klinike, Faton Kutllovci, e ka njoftuar drejtoreshën Arënliu-Hoxhaj, se në kuadër të riorganizimit, është hapur Reparti i ri i sëmundjeve të varësisë, me ç’rast është dyfishuar numri i shtretërve, nga gjashtë në 12 shtretër.

Klinika e Psikiatrise

Kutllovci ka thënë se në kuadër të ish-Repartit të sëmundjeve të varësisë, sot është hapur Reparti i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, Reparti i çrregullimeve akute-psikotike, i cili do të ketë gjashtë shtretër.

Arënliu-Hoxhaj, ka përgëzuar stafin e klinikës për këtë riorganizim dhe hapjen e shërbimeve të reja, duke ofruar mbështetjen dhe përkrahjen e ShSKUK-së për zgjerim dhe avancim të mëtejmë të shërbimeve në Klinikën e Psikiatrisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMinistri Vitia ka pritur në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti
Artikulli i rradhës Vitia viziton Klinikën e Radiologjisë të QKUK-së, pritet rritja e kapaciteteve diagnostifikuese dhe shkurtimi i listës së pritjes për MRI

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.