Mbi 200 shkencëtarë, nënshkruan një letër që u botua në revistën Klinike Infektive të Sëmundjeve, më 6 korrik 2020, ku thuhej se COVID jo vetëm që shpërndahet nga prekja dhe pikat e spërkatura nga goja dhe hunda, por më e rëndësishmja, edhe përmes një rruge të tretë.
Rruga e tretë e infeksionit është në grimca ajri shumë të imëta të lëngshme dhe materiale, të njohur si aerosole, që qëndrojnë të pezulluara në ajër për një kohë të gjatë thotë inxhinierja arkitektonike Susan Roaf për burimin The Conversation përcjell Gazeta Shneta.
Nëse virusi bashkohet me këto grimca të vogla, ai mund të noton në ajër dhe të përhapet më tej.
Një mënyrë efektive për të zvogëluar këtë përhapje është pastrimi i ajrit që përmban ato aerosole nga dhomat thjesht duke hapur dritaret, siç tregohet më poshtë.
Ky ilustrim tregon se duke hapur një dritare për të lënë virusin të largohet – poashtu sasia e tij në një dhomë mund të zvogëlohet, duke çuar në një rrezik më të ulët të infeksionit.
Tre ditë pasi u botua letra jonë në revistën Sëmundjet Klinike Infektive, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH-ja) pranoi se transmetimi i aerosolit nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh provat në rritje të sëmundjes të përhapur në vendet me ajër të dobët si restorantet, klubet e natës dhe vendet fetare – përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/