Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haradinaj: Kosova mund të ofrojë ekspertë të shëndetësisë për Gjermaninë

Lajme 15/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë Jens Spahn. Haradinaj ka vlerësuar lartë ndihmën që shteti gjerman ka ofruar për Kosovën pas luftës, me theks të veçantë për shëndetësinë.

Në takimin me Spahn, Haradinaj ka thënë se shëndetësia është ndër sektorët me prioritet në vend.

“Qeveria e Kosovës, me të drejtë e ka rritur rreth 20 për qind buxhetin për shëndetësinë, në të gjitha nivelet e saja për vitin 2019-të, si përpjekje për ta përmirësuar këtë sektor dhe për të përmirësuar shërbimet në fushën e mjekësisë dhe shëndetësia është ndër sektorët me prioritet në vend dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë angazhimin tonë”, ka thënë Haradinaj në këtë takim, thuhet në një njoftim për media.

Ai ka shtuar se partnerët si Gjermania janë tejet të rëndësishëm dhe se “Kosova është vend që përveç ekspertëve të mjekësisë, mund të ofrojë më shumë edhe në aspektin e shërbimeve mjekësore, nga këtu për vendet evropiane, me theks të veçantë për tregun shëndetësorë në Gjermani”.

“Kosova ka kapacitete për të ofruar shërbime shëndetësore dhe përcjellëse edhe për Gjermaninë. Ne kemi qenë dëshmitarë që ekspertët tanë tashmë kanë shënuar rezultate dhe suksese në Gjermani dhe vende të tjera, po ajo çka mund të bëjmë është, bashkëpunimi konkret, që nga këtu, me ekspertë tanë, t’i ofrojmë këto shërbime për Gjermaninë dhe ky lloj partneriteti do të jetë në interes të të dyja palëve”, ka thënë ai.

“Që nga paslufta, Kosova ka marrë më shumë se 650 milionë euro donacione nga Gjermania dhe një pjesë e tyre kanë qenë të dedikuara për sektorin e shëndetësisë. Vizita juaj sot është një dëshmi se kjo marrëdhënie duhet të përqendrohet më shumë në një partneritet. Nënshkrimi i një Deklarate të Përbashkët të qëllimit, në të cilën, shkëmbimi i përvojave në fusha të tilla si sigurimi shëndetësor, menaxhimi shëndetësor, kualifikimi i profesionistëve të shëndetësisë dhe mbështetja për akreditimin dhe certifikimin e stafit infermierë janë fusha me interes, për të cilat shprehim angazhimin tonë të plotë”, ka shtuar ai.

Në fund të njoftimit thuhet se Haradinaj ka treguar që “Qeveria prej muajsh ka nisur reforma të përgjithshme në vend, të cilat përfshijnë edhe reformat në shëndetësi dhe arsim, me qëllim të avancimit të këtyre sektorëve dhe vizita e sotme është rast i mirë për t’i parë nga afër këto të arritura dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë”.

Artikulli paraprakA mund te zhvillojnë aktivitete fëmijët që vuajnë nga astma
Artikulli i rradhës Biografia e Prof. Gazmend Shaqirit: Edukimi dhe kontributi në mjekësi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.