Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Harroni pagjumësinë, me anë kësaj metode ju bëni një gjumë të rehatshëm

Jetë 16/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Baby smiling in bed with eyes closed and arms out.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Jemi mësuar me idenë se kur jemi fëmijë, gjumi të rrit dhe në rastin më të mirë, ne kalojmë 1/3 e jetës sonë në gjumë. Por nga ana tjetër, studimet tregojnë se mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të të shkurtojë jetën. Shkencëtarët thonë se gjatë gjumit ndërrojmë 10-15 pozicione në mënyrë të pavetëdijshme. Por, pozicioni më komod konsiderohet kur flemë në anën e majtë ose të djathtë.

Kur nuk flemë mirë, zgjohemi me dhimbje koke, pa humor, me dhimbje trupi apo sy të fryrë. Disa detaje, në pamje të parë të parëndësishme, bëjnë ndryshimin e madh duke shmangur pasojat e një gjumi të keq gjatë natës. Specialistët keshillojnë se një darkë e lehtë dhe pa shumë karbohidrate është thelbësore për të mos pasur probleme në frymëmarrje gjatë gjumit. Kjo shmang edhe zhurmën e tmerrshme të gërhimave që në shumë raste u prish gjumin edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Zhurmat, drita dhe temperatura e dhomës duhet të jenë të përshtatshme dhe të pa ekzagjeruara në krijimin e atmosferës së duhur. Në rast se kemi vapë apo ftohtë, në rast se ka shumë zhurma apo dritë të fortë në dhomë, të gjitha këto shkaktojnë një zgjim të padëshiruar. Formula për një gjumë të rehatsëm është dysheku dhe jastëku i duhur. Por, nëse mendoni se cilësia e çarçafëve të krevatit nuk është e rëndësishme, gaboni. Materialet e mira na krijojnë një gjëndje të mirë emocionale.

Dushi para gjumit, masazhi i kokës, i këmbëve dhe konsumimi i ujit na ndihmon të çlirohemi nga emocionet dhe streset e ditës. Por gjithmonë duhet të mbajmë mend se nëse flemë orar pa orar, nuk kemi për të pasur ndonjëherë gjumë të mirë. Një gjumë i rregullt është kryesor për të fjetur mirë dhe për të pasur një gjumë të rehatshëm.

Artikulli paraprakNdoshta nuk e keni ditur, por seksi oral shkakton këto sëmundje
Artikulli i rradhës Horoskopi për ditën e sotme, e premte 17 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.