Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka kundër reaguar ndaj Bordit të SHSKUK-së duke thënë se iu paska dhimbsur e vërteta.
Haxhiu ka deklaruar se sektori i shëndetësisë tash e disa kohë ka mbetur me ushtrues detyre në disa pozita. Ai ka pyetur Bordin e SHSKUK-së pse nuk reagoi ndaj Zyrës Kombëtare të Auditimit që sipas tij ua gjeti mbi 12 milionë euro keqpërdorime.
“Pse more nuk reaguat kur Zyra Kombëtare e Auditimit ua gjeti mbi 12 milionë euro keqpërdorime?
Pse nuk reaguat për skandalet e njëpasnjëshme në ShSKUK, kur u vra Hamide Makashi nën “përkujdesjën” tuaj dhe nuk u bë as përpjekja minimale që të shpëtohet fëmija i saj e palindur?
Pse nuk reaguat për skandalin në Spitalin e Pejës kur foshnja e vdekur masakrohet në lavatriqen e Spitalit të Pejës?”, ka shkruar Haxhiu.
Më poshtë gjeni reagimin e tij të plotë. /Gazeta Shneta/




