Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Haxhiu: Pacientët vdesin duke pritur për trajtim jashtë vendit, 15 milionë euro janë keqpërdorur në shëndetësi

Lajme 10/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në shëndetësi.

Ai tha se gjendja në këtë sektor çdo ditë po shkon drejt përkeqësimit, dhe siç shtoi ai, vuajtjet e pacientëve po rriten dhe bashkë me ta edhe pakënaqësitë e profesionistëve shëndetësorë.

“Skandale të shumta po përcjellin shëndetësinë tonë me udhëheqjen e kësaj qeverie. Vrasja e gruas shtatzënë para Gjinekologjisë, gjymtimi i foshnjës së vdekur në lavatriçe në Pejë, djegia e pacientit në Psikiatri, janë skandalet më të mëdha me këtë qeveri. Kur për këto në institucione publike nuk ka llogaridhënie e përgjegjësi, si mund të presim të japë dikush llogaridhënie për hajni dhe keqpërdorimet në shëndetësi”, tha Haxhiu.

Haxhiu poashtu tha se mbi 15 milionë e 600 mijë euro janë keqpërdorur në shëndetësi.

“Zyra kombëtare e auditimit për vitin 2021-2022 ka evidentuar mbi 15 milionë e 600 mijë euro keqpërdorime në shëndetësi dhe asnjë llogaridhënie, asnjë përgjegjësi, përkundrazi keqpërdoruesit u avancuan në pozita edhe më të larta”.

Tutje, gjatë fjalës së tij, deputeti i PDK-së tha se referimet për trajtim jashtë vendit janë kthyer në ankth për pacientët.

“Shërbimet që nuk mund t’i marrin në Kosovë, bllokohen me muaj e vite në fondin e sigurimeve shëndetësore i cili është më shumë pa bord se me bord. Pacientët vdesin duke pritur një aprovim nga bordi për trajtim jashtë vendit. Këto dështime mbulohen në emër të miratimit të ligjit për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore. Një qeveri që për tre vjet nuk mund të miratojë një strategji të shëndetësisë normal që dështimi dhe zhgënjimi është i madh. Është koha që koka të kthehet kah shëndetësia jonë sa nuk është bërë tepër vonë”, tha Haxhiu./E.O/

Artikulli paraprakStudimi i fundit: Testi i urinës për zbulimin e kancerit ovarian në fazat e hershme
Artikulli i rradhës Depresioni: Studimi zbulon lidhjen me temperaturën trupore dhe terapitë alternative

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.