Studimet tregojnë se rreth 5% e popullsisë së rritur globale përballen me depresionin, një gjendje shëndetësore mendor që ndikon thellësisht në disponimin dhe cilësinë e jetës së tyre.
Pas pandemisë COVID-19, normat e depresionit janë në rritje, për shkak të shqetësimeve të pabarazisë sociale, humbjes së punës, dhe mungesës së mbështetjes sociale, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Shneta.
Trajtimi i depresionit shpesh përfshin përdorimin e ilaçeve antidepresive, të cilat, megjithatë, mund të shoqërohen me efekte anësore si problemet e stomakut, dhimbje koke, probleme me gjumin, mosfunksionim seksual, shtim në peshë, dhe ndjenja ankthi.
Për këtë arsye, shumë njerëz që vuajnë nga depresioni kërkojnë terapi alternative si barishte, meditim, akupunkturë, ndryshime në dietë, yoga dhe psikoterapi.
Një studim i Universitetit të Kalifornisë – San Francisko ka identifikuar një lidhje të mundshme midis depresionit dhe temperaturës trupore. Njerëzit me depresion shfaqin temperatura më të larta se ata që nuk vuajnë nga ky problem.
Kjo zbulim sugjeron se terapi të reja, të tilla si terapia me nxehtësi përmes vaskës së nxehtë ose saunës, mund të ofrojnë përfitime në trajtimin e depresionit dhe shëndetit mendor.
Studimi i fundit është publikuar në revistën Scientific Reports./Gazeta Shneta/