Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hemogrami ose analizat e gjakut dhe rëndësia e tyre

Jetë 24/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga analizat hematologjike, ajo më e thjeshta që tregon për probleme të gjakut është hemogrami. Hemogrami ose analiza e gjakut komplet është një ekzaminim  laboratorik bazë që ka për qëllim vlerësimin sasior të komponenteve kryesore  qelizore të gjakut:

✅ Eritrocitet (rruazat e kuqe) – ku vlerat më të ulëta të hemoglobinës ose të eritrociteve (anemia) janë një sinjal që tregon humbje gjaku (fluks menstrual i shtuar, ulçera hemorragjike), pastaj mungesa ushqimore (të hekurit, vitamina B12, acidit folik), probleme të palcës kockore apo sëmundje të organeve të tjera. Kurse vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve malinje të gjakut, si policitemia, etj.

✅ Leukocitet (rruazat e bardha) – mbrojnë organizmin  nga agjentë infektiv ose substanca të huaja. Vlerat e ulëta (leukopenia) janë tregues të sëmundjeve të palcës kockore apo organeve të tjera, ndërsa vlerat mbi normë (leukocitoza ) janë tregues të infeksioneve bakteriale ose të sëmundjeve hematologjike (si leukemitë akute dhe kronike) .

✅ Trombocitet (pllakëzat e gjakut) – marrin pjesë në procesin e mpiksjes së gjakut. Vlerat nën normë tregojnë një rrezik të madh për hemorragji, ndërsa vlerat mbi normë mund të jenë tregues të sëmundjeve hematologjike, tumorale  apo inflamatore.

Prandaj, mos hezitoni t’i kryeni këto analiza, të domosdoshme për t’u kryer të paktën një herë në 6 apo 12 muaj dhe shumë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën tuaj në përgjithësi.

Për më shumë informata në lidhje me këto analiza apo edhe analizat tjera që i kryejmë, na shkruani në Facebook & Instagram, apo na vizitoni direkt në dy laboratorët VitaLab:

? Prishtinë: rr. Muslim Mulliqi, Ulpiana D-2 Hyrja VI nr. 1, përballë QKUK-së – ☎ 044 222 842

? Podujevë: rr. 20 Qershori, përballë Spitalit – ☎ 044 597 035

Artikull i sponsorizuar

Artikulli paraprakGjinekologia Aida Kumnova ndihmoi me sukses pacienten të mbetet shtatzënë pas dy aborteve
Artikulli i rradhës Specialistët e pediatrisë në Poliklinikën Endomedica përkujdesen për shëndetin e fëmijës tuaj

Ju sugjerojmë

Ajri i ndotur mund të bllokojë arteriet dhe të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës

10/06/2026 Jetë

Studimi: Barnat për dobësim në fazat e hershme të shtatzënisë nuk rrisin ndjeshëm rrezikun për fetusin

10/06/2026 Jetë

Ilaçi që dyfishoi mbijetesën te kanceri i pankreasit po sjell shpresa të reja në luftën kundër kancerit

10/06/2026 Jetë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

“Kanceri nuk na përcakton” – Letra e fundit prekëse e mjekut revolucionar Richard Scolyer për australianët

10/06/2026 Jetë

Gratë preken më rëndë nga apnea e gjumit sesa burrat

10/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.