Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hemorroidet gjatë shtatzënisë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Këshilla për shtatzëna 30/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hemorroidet, të njohura edhe si “maja”, janë një problem i zakonshëm gjatë shtatzënisë dhe shfaqen si vena të fryra në zonën e rektumit dhe anusit. Edhe pse shpesh janë të pakëndshme, ato zakonisht nuk paraqesin rrezik serioz për shëndetin e nënës apo të foshnjës.

Këto mund të jenë të brendshme, që nuk duken nga jashtë, ose të jashtme, të cilat janë të dukshme dhe shpesh më të dhimbshme. Simptomat më të zakonshme përfshijnë gjakderdhje gjatë jashtëqitjes, dhimbje, ndjesi djegieje dhe kruarje.

Shkaku kryesor gjatë shtatzënisë është presioni i shtuar mbi venat në zonën e legenit, si pasojë e rritjes së mitrës dhe zhvillimit të foshnjës. Gjithashtu, kapsllëku dhe sforcimi gjatë jashtëqitjes mund t’i përkeqësojnë hemorroidet.

Rreziku rritet sidomos në tremujorin e dytë dhe të tretë, kur mitra bëhet më e madhe. Gratë që kanë pasur hemorroide më parë janë më të predispozuara t’i përjetojnë përsëri gjatë shtatzënisë.

Menaxhimi i tyre zakonisht përfshin masa të thjeshta. Një dietë e pasur me fibra, konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe shmangia e kapsllëkut janë thelbësore. Kompresat me akull dhe banjat e ngrohta mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe ënjtjes.

Në disa raste, mund të përdoren medikamente të sigurta si paracetamoli për dhimbje, laksativë për kapsllëk ose kremra specifikë për hemorroide, por gjithmonë me këshillën e mjekut.

Megjithëse hemorroidet nuk ndikojnë tek foshnja, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nëse keni gjakderdhje apo simptoma të forta, për të përjashtuar probleme më serioze.

Në shumicën e rasteve, hemorroidet përmirësohen disa ditë pas lindjes. Parandalimi mbetet çelësi, duke mbajtur një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe duke shmangur sforcimin gjatë jashtëqitjes.

Ky tekst është marrë nga burimi Pregnancy Birth Baby dhe është përkthyer dhe redaktuar nga Gazeta Shneta.

Artikulli paraprakAnkthi nga lufta dhe kriza ekonomike – ekspertët japin këshilla për mbrojtjen e shëndetit mendor
Artikulli i rradhës OSK organizon Konferencën e VII-të Ndërkombëtare të Stomatologjisë në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.