Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Herpesi mund të aktivizohet nga stresi

Jetë 16/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duke fshehur ADN-në në nukleusin e qelizës së infektuar, herpes viruset qëndrojnë inaktivë gjatë gjithë jetës dhe mund të aktivizohet vetëm nga faktorë të jashtëm.

Hulumtimet e fundit kanë arritur të gjejnë një lidhshmëri mes përgjigjes së qelizave ndaj stresit, rregullimit ciklik të këtyre qelizave dhe riaktivizimit të virusit. Dihet se stresi arrinë t’i “zgjojë” këta parazitë nga e ashtuquajtura – faza latente – duke i aktivizuar qelizat e reja pasardhëse. Ky proces mundëson shumimin dhe përhapjen e virusit sidomos në lëkurën e dëmtuar, siç është rasti i virusit Herpes Simplex. Disa lloje të Herpesit që janë onkogjenikë- mund të shkaktojnë tumore.

Duke kërkuar për faktorë qelizorë të cilët mund të përfshihen në reaksionet onkogjenike të disa llojeve të herpesit, nje grup hulumtues në krye me Paivi Ojala nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë, panë një lidhje mes sarkomës Kaposi dhe virusit Herpes të cilën ata e quajtën KSHV. Gjithashtu ata arritën të identifikojnë një mekanizëm sipas të cilit, gjendja e stresit favorizon prodhimin e qelizave të reja virale.

Studimi është bërë me anë të kombinimit të teknologjisë më të avancuar mikroskopike, dhe teknikave manipuluese gjenetike, të cilat kanë dëshmuar që stresi shkakton aktivizimin e disa proteinave që konsiderohen si “sensorë të stresit” siç janë p53 dhe p21, dhe që krijojnë një ambient të përshtatshëm për riprodhimin e gjeneve virale, të cilat pak orë pas aktivizimit pengojnë ciklin e ndarjes të qelizave normale dhe rritin nivelin e riprodhimit të tyre.

Hulumtimet tregojnë se si heqja e kësaj proteine p21, me anë të metodave manipuluese gjenetike, kthen ciklin normal të ndarjes së qelizave të shëndetshme. E rëndësishme është se riaktivizimi i ciklit normal të qelizave përkon me uljen e shpejtësisë së riprodhimit të qelizave virale. Këto gjetje sigurojnë një lidhje direkte mes përgjigjes së qelizave ndaj stresit, rregullimit të ciklit qelizor, dhe riaktivizimit të virusit.

Duke i kuptuar proceset molekulare fiziologjike qe e lidhin stresin me virusin Herpes, hulumtuesit besojnë në strategji të reja antivirale të cilat mund të përdoren për trajtime të tumoreve të shkaktuara nga viruse onkogjenike siç është rasti me PEL, për të cilin nuk ka ende kurë.

Artikulli paraprakU ofendua se lindi fëmijën e burrit me ngjyrë, ja reagimi i nënës Lindë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 17 mars 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.