Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Herpesi në shtatzëni dyfishon rrezikun e autizmit

Jetë 26/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në një revistë të Shoqërisë Amerikane për Mikrobiologji, ka vënë në dukje një lidhje midis infeksionit të herpesit gjatë shtatzanisë dhe një rritje të rrezikut të autizmit. Por, para se t’ju kapë paniku, le të bëjmë një vështrim më të hollësishëm se çfarë është vërtet ky hulumtim.

Është e rëndësishme të kuptohet se studimi zbuloi që një infeksion i mëparshëm nuk është i lidhur me rrezikun e autizmit, por në të vërtetë infektimi me herpes në javët e para të shtatzanisë, do të rriste dyfish rrezikun që fëmija të prekej nga çrregullimi i spektrit të autizmit.

Nëse ju, me vetëdije ose pa dijeninë tuaj keni herpes dhe jeni shtatzënë, rreziku juaj për të patur një fëmijë me autizëm nuk ndikohet, vetëm nëse infektoheni pasi keni ngelur shtatzanë.

“Ne besojmë se përgjigja imune e nënës ndaj herpesit mund të pengojë zhvillimin e sistemit nervor qendror të fetusit, duke rritur rrezikun për autizmin”, shpjegon Milada Mahic, një nga studiueset.

Autori kryesor i studimit tha: “Shkaku ose shkaqet e shumicës së rasteve të autizmit janë të panjohura. Herpesi gjatë shtatzaniëe mund të jetë vetëm një nga shumë shkaktarët që lidhen me autizmin”.

Këshilla më e mirë është të praktikoni seks të mbrojtur gjithmonë, por edhe gjatë shtatzanisë për të shmangur rrezikun e infektimit me herpes./Pernenat/

Artikulli paraprakA mund të ndihmojë një ekzaminim i thjeshtë i syve në diagnostikimin e autizmit
Artikulli i rradhës Ushqimet ultra të përpunuara, veçanërisht ëmbëlsuesit artificialë, mund të rrisin rrezikun e depresionit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.