Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë

Lajme 16/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim të “shkatërrimit të palestinezëve” dhe fajësuan kryeministrin izraelit dhe zyrtarë të tjerë të lartë për nxitje.

Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit i OKB-së (COI) – i cili nuk vepron në emër të organizatës botërore – konstatoi se “gjenocidi po ndodh në Gaza dhe vazhdon të ndodhë”, tha për agjencinë AFP kryetarja e komisionit, Navi Pillay.

“Përgjegjësia bie mbi shtetin e Izraelit”, theksoi ajo.

Komisioni, i ngarkuar të hetojë shkeljet e të drejtave në territoret palestineze të okupuara, publikoi raportin e tij më të fundit pothuajse dy vjet pas shpërthimit të luftës në Gaza, që nisi pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor 2023 brenda Izraelit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që kontrollohet nga Hamasi, mbi 65 mijë persona janë vrarë që nga fillimi i luftës. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë këto të dhëna të besueshme.

Shumica dërrmuese e banorëve të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë, ndërsa shpërnguljet masive vazhdojnë teksa Izraeli intensifikon përpjekjet për të marrë nën kontroll qytetin e Gazës, ku OKB-ja ka shpallur gjendje urie të plotë.

Hetuesit theksuan se që nga tetori 2023 autoritetet dhe forcat izraelite kanë kryer “katër nga pesë veprat e gjenocidit” të përcaktuara në Konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit.

Këto përfshijnë: “vrasjen e anëtarëve të grupit, shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore ose mendore, imponimin e qëllimshëm të kushteve të jetesës që synojnë shkatërrimin fizik të grupit në tërësi ose pjesërisht dhe masat për të parandaluar lindjet brenda grupit”.

Sipas raportit, deklaratat e hapura të autoriteteve civile dhe ushtarake izraelite, të shoqëruara me modelin e sjelljes së forcave izraelite, “tregojnë se veprat e gjenocidit janë kryer me qëllim të shkatërrimit të palestinezëve në Rripin e Gazës si grup”.

Raporti arrin në përfundimin se presidenti izraelit Isaac Herzog, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ish-ministri i mbrojtjes Yoav Gallant “kanë nxitur kryerjen e gjenocidit” dhe se autoritetet izraelite nuk kanë ndërmarrë masa për t’i ndëshkuar për këtë nxitje.

“Përgjegjësia për këto krime monstruoze bie mbi autoritetet izraelite në nivelet më të larta”, tha Pillay, ish-gjyqtare nga Afrika e Jugut, që ka udhëhequr më parë tribunalin ndërkombëtar për Ruandën dhe ka qenë shefe e të drejtave të njeriut në OKB.

Komisioni nuk ka fuqi gjyqësore, por raportet e tij mund të shërbejnë si presion diplomatik dhe si bazë për mbledhjen e provave për gjykata. Pillay i tha AFP-së se komisioni po bashkëpunon me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Kemi ndarë mijëra informacione me ta”, tha ajo.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heshtë për fushatën gjenocidale që Izraeli ka nisur kundër popullit palestinez në Gaza”, deklaroi ajo gjatë paraqitjes së raportit përfundimtar.

“Mungesa e veprimit për ta ndalur këtë përbën bashkëpjesëmarrje”, paralajmëroi ajo.

Izraeli që nga fillimi i luftës është përballur me akuza për gjenocid nga organizata joqeveritare, ekspertë të pavarur të OKB-së dhe madje edhe në gjykata ndërkombëtare. Autoritetet izraelite i kanë hedhur poshtë fuqishëm këto akuza.

Vetë Kombet e Bashkuara nuk e kanë cilësuar situatën në Gaza si gjenocid, ndonëse shefja e ndihmës së organizatës në maj bëri thirrje për veprim të vendosur për të “parandaluar gjenocidin”, ndërsa javën e kaluar komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut dënoi “retorikën gjenocidale” të Izraelit.

Në janar 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i urdhëroi Izraelit të parandalojë aktet e “gjenocidit” në Gaza. Katër muaj më vonë, gjykata lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallantin për dyshime mbi krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

I pakënaqur me këtë veprim, muajin e kaluar presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione ndaj dy gjyqtarëve dhe dy prokurorëve të kësaj gjykate, përfshirë ndalimin e hyrjes në SHBA dhe ngrirjen e pasurive të tyre në vend./REL

Artikulli paraprakMoti nesër: Rënie e temperaturave dhe vranësira kalimtare
Artikulli i rradhës Ulen temperaturat, sot vranët e më ftohtë

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.