Studiuesit kanë treguar se hipertensioni mund të rritë rrezikun e dëmtimit të trurit varësisht nga mosha e individit.
Dr.Karolina Waartolowska, udhëheqja e studimit nga Universiteti i Oksfordit, tregoi se shumë studime kanë sugjeruar se hipertensioni sjell te njerëzit më të moshur dëmtime në trurin e njeriut shkruan Express.co.uk, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Më shumë se një në katër persona në Britani mendohet se kanë hipertension, mirëpo jo të gjithë janë të njoftuar rreth kësaj gjendje.
Tensioni ideal i gjakut është 90/60 mmHg dhe 120/80 mmHg, kurse 140/90 mmHg ose më lart konsiderohet si hipertension.
Individët që identifikuan hipertensionin në të 40-tat dhe 50-tat kishin më shumë shansa të pësonin dëmtime në tru në vitet e ardhshme.
Rrjedhimisht, nga kjo studiuesit treguan se hipertensioni mund të rrisë rrezikun e problemeve në trurin e njeriut, duke përfshirë dhe depresionin./GazetaShneta/