Personat me tiroidë joaktive, veçanërisht ata me tiroidit autoimun, kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar SIBO (mbipopullim bakterial në zorrën e hollë), sipas një studimi të paraqitur në ENDO 2025 në San Francisko.
Studiuesit nga Cedars-Sinai zbuluan se 33% e pacientëve me hipotiroidizëm kishin SIBO, krahasuar me 15% të të tjerëve.
Rreziku ulet te ata që marrin trajtim hormonal si levotiroksina.
“Lidhja mes tiroides dhe shëndetit të zorrëve mund të ndihmojë në trajtime më të personalizuara dhe parandalim të hershëm të sëmundjeve autoimune,” tha Dr. Ruchi Mathur./Gazeta Shneta/


