Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Historia e 72-vjeçares me probleme psikike që alarmoi shtetin me “dhunimin e rrejshëm”

Lajme 27/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rasti i një 72 vjecareje e cila të martën mbrëma ishte paraqitur së bashku me Policinë e Kosovës në repartin e Gjinekologjisë në QKUK për të bërë ekzaminimin e një dhunimi seksual ndaj saj, del të jetë një deklarim i rrejshëm i së moshuarës. Insajderi ka siguruar detaje rreth këtij rasti që ka alarmuar prokurorinë që të bëjë hetime të shpejta

 

Mbrëmja e së martës ka qenë shumë e sikletshme por edhe tronditëse për Policinë e Kosovës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një grua e moshuar, 72 vjeçe ishte paraqitur fillimisht në Policinë e Kosovës. Kishte raportuar një dhunim seksual ndaj saj. Mosha e qytetares që pretendonte se ishte dhunuar seksualisht përbënte një rast tepër specifik në listën e rasteve të dhunimit seksual në Kosovë.

Megjithatë Policia e Kosovës e kishte marrë seriozisht rastin e saj dhe kësisoj ishin bërë gati për hapin tjetër. Ishin drejtuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për të bërë ekzaminimin e saj.

Ky rast kishte tronditur edhe mjekët kujdestar në Gjinekologji. Lajmi për këtë rast u bë publik kur Insajderi mori vesh për gjithë këtë histori.

Fillimisht bazuar në informacionet e brendshme në QKUK dhe më pas me konfirmim të Policisë, Insajderi raportoi për një rast që shumë shpejt u bë temë e të gjitha portaleve në vend.

E kjo alarmoi Policinë dhe prokurorin e çështjes që të ecnin para më shpejt, për ta zgjidhur këtë çështje. Dhe kjo çështje u zgjidh brenda natës.

Policia lajmëroi se “pas veprimeve të menjëhershme me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor është konstatuar se nuk ka të bëjë me vepër penale të dhunimit”.

Policia nuk dha të tjera informacione zyrtare, por Insajderi merr vesh se rasti i 72 vjeçares ka një tjetër lidhje.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, mësohet se e moshuara ka probleme psikike apo siç u shpjegua më saktësisht “paqëndrueshmëri psikike”

Sipas të dhënave të para nga intervistimi i qytetares nga Policia, Insajderi merr vesh se ajo ka treguar një paqëndrueshmëri të lartë psikike gjatë intervistimit duke quar dyshimet se ajo mund të ketë probleme psikike të cilat mund të jenë edhe arsyeja kryesore që ka quar të moshuarën të bëjë një deklaratë të tillë.

Policia i tha Insajderit se rasti është duke u vazhduar të hetohet për shkak të ndjeshmërisë që ka por është e rëndësishme që ka dalë të mos jetë një dhunim seksual. /Insajderi.com

Artikulli paraprakDuhet pranuar: Kjo është fotografia më e bukur e djalit të Tunës
Artikulli i rradhës 6 fjali që prindërit s’duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.