Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

6 fjali që prindërit s’duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve

Këshilla për shtatzëna 27/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ardhja në jetë e një fëmijë është ngjarja më shënjuese në jetën e një prindi, një eksperiencë e re shoqëruar me frikë, dëshira, ëndrra, probleme, netë pa gjumë dhe lot për gjërat e thëna gabim apo të mos thëna kurrë.

Marrëdhënia e re nis që në momentin e parë që fëmija hap sytë e përfundon në momentin ku një prej të dyve mbyll sytë. Nuk është aspak një rrugëtim i lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për komunikimin i cili shpeshherë rrezikon të përçojë mesazhin e gabuar në momentin e gabuar.

Këto janë 6 fjalitë toksike që nuk duhet t’ua thoni kurrë fëmijëve:

1.”Në qoftë se sillesh kështu, nuk të kam më xhan” – Me siguri po sillni në mend të gjitha herët, ku në mënyrë aspak dashakeqe, i keni thënë fëmijës të njëjtat fjalë. Ky lloj kërcënimi emotiv jo vetëm që tremb të vegjlit,por edhe i vë përpara rrezikut të humbjes së vëmendjes dhe dashurisë të prindërve. Sjellja jo gjithmonë është njësi matëse e dashurisë, ndaj shmangeni këtë fjali sa më shumë të jetë e mundur.

2.‘’Lëre se e bëj unë, pasi ti nuk je i,e aftë – Mos harroni kurrë se pavarësisht diferencës në moshë dhe eksperiencë, fëmija duhet stimuluar që të shpërfaqë aftësitë e tij, cilat do qofshin ato. Mund ta nxisni duke i shpjeguar se tanimë mund të lajë vetë dhëmbët apo të lidhë këpucët, si dhe mos e vënë kurrë në presionin e të ndjerit jo i zoti, e zonja.

3.’’Je i keq, fëmijët e tjerë janë më të mirë se ti’’ – Fjalia je i keq, e keq, edhe pse ka një peshë shumë të rëndë stilistikore e jo vetëm, është ndër më të përdorurat në familje, kopsht, shkollë dhe më gjerë. Po çfarë do të thotë të jesh ”i keq, e keqe” dhe pse duhet ta evidentoni një sjellje të gabuar duke e krahasuar me një sjellje të mirë ? Fëmijët janë qenie të mëvetësishme që rriten, gabojnë, mësojnë, kopjojnë, modelohen sipas shembujve që u shërbejmë ne të rriturit.

4.‘’Pse nuk sillesh mirë si vëllai dhe motra jote?‘’ – Të gjithë kemi një vëlla/motër që është më i,e mirë në sjellje, shkollë, i/e pastër etj. Me siguri gjatë rritjes edhe mund t’ia keni shprehur që jeni lodhur nga ky lloj krahasimi sepse ju ka penguar të jepni më të mirën tuaj. Atëherë, mos e vendosni fëmijën tuaj në të njëjtën situatë. Edhe kjo fjali është kërcënim emotiv për fëmijën që rrezikon jo vetëm të rritet nën hijen e një vëllai/motre ”shumë të mirë”, por ndjen se mund të mos marrë mjaftueshëm kujdesin prindëror.

5.‘’Je si babai yt, mamaja jote’’ – Kjo është fjalia që rëndomtë thuhet në rast kur prindërit janë të divorcuar, por jo vetëm. Një fëmijë është fryt i dy prindërve, personalizimet prindërore nuk e ndihmojnë atë, përkundrazi përforcojnë idenë pse nuk janë ndryshe.

6.‘’Nuk kam kohë,më lër rehat” – Jeta frenetike na mban shpeshherë larg impenjimeve familjare, por ka gjithmonë kohë për fëmijët.

Artikulli paraprakHistoria e 72-vjeçares me probleme psikike që alarmoi shtetin me “dhunimin e rrejshëm”
Artikulli i rradhës Horoskopi, 28 shtator 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.