Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Historia e shqiptares shtatzënë, e cila shkoi për azil në Britani dhe vdiq

Jetë 04/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një bebe e porsalindur mbeti qindra milje larg çdo të afërmi, kur nëna e saj e cila ishte një azilkërkuese nga Shqipëria, ndërroi jetë në Spitalin Universitar të Uellist, në Cardiff.

Vajza e vogël kishte qëndruar vetëm një orë me nënën e saj, e cila kishte vetëm 3 muaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe fliste shumë pak Anglisht.

Portali ËalesOnline, në një shkrim të ditës së sotme ka mundur që të zbulojë të gjithë historinë e gruas shqiptare dhe bebes së saj jetime, pasi arriti të kontaktonte kujdestarët e të miturës në Oxfordshire.

Jeta traumatike e së miturës u bë fillimisht e ditur pas një takimi të bordit të Cardiff dhe Vale Health, pasi dy infermiere ia treguan historinë e shqiptares drejtuesve.

Ato shpjeguan sesi nëna e tyre shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në Tetor të 2015 -ës dhe u zhvendos në Cardiff, Dhjetorin e vitit të shkuar, pak muaj përpara se të lindte.

Mbetet e paqartë sesi kishte udhëtuar ajo drejt Britanisë.

Infermieret shpjeguan se ishte thuajse e pamundur që të komunikoje më të, kur i erdhën dhimbjet e lindjes, pasi në Uells janë vetëm 2 përthyes shqiptarë.

Vajza erdhi në jetë me lindje cezariane në fund të Janarit, por nëna e saj u sëmur shumë kohë më pas nga infeksioni në gjak, i njohur si sepsis dhe vdiq në fillim të Shkurtit.

Infermierja, e cila asistoi në lindjen e foshnjes i shkruajti kësaj të fundit një letër, ku i thoshte sesa shumë e donte nëna e saj dhe sa e lumtur kishte qenë kur kishte kuptuar se bebja kishte lindur shëndoshë e mirë.

Në atë kohë, në dokumentet zyrtare shkruhej se foshnja ishte dërguar në një jetimore të përkohshme.

Por sot, ËalesOnline shkruan se ka mundur të zbulojë se vajza quhet Angela. Ajo është një fëmijë 18 – muajshe e shëndetshme dhe po rritet nga kushëriri i nënës së saj Klodian Kika, në Oxfordshire.

30 – vjeçari, për gazetën tha se Angela tashmë ka një kujdestar ligjor.

“Ndihem i trishtuar kur kthehem prapa në kohë dhe mendoj për të, ishim shumë të afërt”, tha ai.

“Angela gëzon shëndet të plotë. Sigurisht nuk ia ka idenë se çfarë ka ndodhur. Ajo më thërret mua babi dhe bashkëshorten time mami. Është shumë e vështirë, shumë e trishtueshme”, tha 30 – vjeçari me profesion piktor dhe dekorues.

Ai u shpreh se e sheh të voglën si vajzën e tij ndërsa zbuloi për gazetën se nëna e Angelas quhej Duhije Kika dhe kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të azilit.

“Ishte një njeri i mirë, gazmor dhe i qetë, të gjithë e respektonin”, tha Kika.

Klodiani dhe bashkëshortja e tij 28 – vjeçare Ildi Shira, po e rrisin Angelan bashkë me vajzën e tyre 3 – vjeçare Kledis.

Duhije Kika ishte nga Dibra dhe u varros në vendlindjen e saj./tvklan.al

Artikulli paraprakPse ky problem vagjinal i shqetëson gratë pas lindjes
Artikulli i rradhës Nëse mendoni si amerikanët, kurrë nuk do t’i bleni “Kinder Eggs” fëmijës tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.