Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 14 nëntor 2017

Horoskopi 14/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi

Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit/es tuaj, kjo ditë do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Mundohuni sa të mundni! Ambienti yjor do e shtojë dëshirën e beqarëve për të rimuar dashurinë me përjetësinë. Edhe në planin financiar do keni fat, por duhet të shmangni marrjen e rreziqeve të mëdha.

Demi

Nëse keni pasur probleme me partnerin/en, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Do gjeni fjalët e duhura dhe çdo gjë do rregullohet. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve. Një takim vendimtar do iu sjellë lumturinë. Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë.

Binjakët

Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin/en tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asgjë në mënyrë që mos të zhgënjeheni. Do jeni shumë të zotet me menaxhimin e financave.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do jetë i vështirë dhe mërzitja do të shtohet. Më shumë sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmojë beqarët të joshin dhe të krijojnë një lidhje dhe që do i bëjë të ndihen mirë. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do keni aq shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjërat mund të ndryshojnë nëse ndryshoni sjellje. Për beqarët nuk do ketë asnjë të re. Të ardhurat financiare do të rriten.

Virgjëresha

Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mirë. Do i kushtoni shumë rëndësi dhe do ia plotësoni të gjitha dëshirat. Beqarët do joshin pa pushim dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe emocionet do jenë të mëdha. Fati do iu buzëqeshë në sektorin e financave.

Peshorja

Bëni kujdes gjatë kësaj dite mos të bini në rrjetën e dikujt tjetër. Personi do jetë mjaft simpatik dhe tërheqës dhe mund t’ua prishë mendjen. Mos harroni se keni dikë në krah që ju dashuron marrëzisht. Beqarët do kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione. Financat do arrini t’i përmirësoni.

Akrepi

Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshës dhe partneri/ja nuk do rezistojë t’iu qëndrojë larg për asnjë moment. Mund të bëni plane edhe për ndonjë udhëtim së bashku. Beqarët është më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse në dashuri nuk do kenë fat. As me financat nuk do i keni punët mirë.

Shigjetari

Edhe sot lidhja juaj me partnerin/en nuk do jetë e qëndrueshme. Komunikimi do të zbehet dhe herë pas here do e vini në dyshim të ardhmen së bashku. Ambienti i beqarëve do të favorizojë takimet. Tregohuni më të hapur dhe shprehni gjithmonë atë që mendoni. Kujdes me financat.

Bricjapi

Do keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri/ja do ua plotësojë qejfin, por tregohuni të vëmendshëm sepse ai mund t’i hedhë sytë edhe diku tjetër. Mund të lindin edhe skena xhelozie. Beqarët nuk do dëshirojnë të krijojnë një lidhje. Shfrytëzojeni sa më shumë lirinë tuaj. Në planin financiar do i rregulloni problemet që keni pasur.

Ujori

Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do mërziteni dhe do bini në pesimizëm, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin/en. Beqarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi. Shprehuni sa më shumë. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur.

Peshqit

Venusi do jetë shumë i favorshëm për ju sot. Marrëdhënia që keni krijuar do jetë më e qartë dhe do kuptoheni mjaft mirë me njeri-tjetrin. Të gjitha këto do iu ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit në planin financiar.

Artikulli paraprakKjo gjë mund t’iu vrasë nëse ju ndodh gjatë seksit – njihuni me shenjat
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot, temperaturat nën 10 gradë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.