Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, 30.03.2019

Horoskopi 30/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kështu thonë yjet për shenjën tuaj për ditën e shtunë:

Dashi
Të lindurit e kësaj shenje do të kujtojnë një këshillë të dhënë nga dikush jo shumë i afërt me ju. Shkak për këtë do të jetë përballja me një situatë të vështirë. Ky do të jetë i vetmi problem që mund të hasni gjatë ditës, pasi gjithçka tjetër do të jetë e qetë.

Demi
Demët duhet të mbajnë nën kontroll financat. Përpiquni të mos shpenzoni më shumë se buxheti juaj, pasi do të futeni në vështirësi. Rekomandohet që në mbrëmje të mos mendoni rreth problemeve, por të jeni pjesë e një eventi plot gjallëri.

Binjakët
Binjakët do të mendojnë pozitivisht gjatë kësaj dite. Ka mundësi të zhvilloni një takim romantik mjaft interesant. Ata që janë në kërkim të dashurisë nuk duhet të refuzojnë ftesat nëpër evente argëtuese.

Gaforrja
Gaforret mund të acarojnë një prej miqve ose të afërmve. Ekziston mundësia që të jeni dëshmitarë i një konflikti dhe do të dëshironi të largoheni sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përjetoni momente të paharrueshme gjatë një takimi romantik që kishit kohë që e prisnit.

Luani
Luanët rekomandohen që të monitorojnë me kujdes dietën ushqimore. Ekziston rreziku që t’ju shkaktohen probleme pikërisht për regjimin e varfër ushqimor. Pjesa tjetër e kësaj të shtune do t’ju sjellë kënaqësi dhe do të gjeni mundësi të relaksoheni.

Virgjëresha
Mund të dilni nga rutina e kësaj dite vetëm me anë të kreativitetit dhe eksperimenteve të reja. Ata që kanë bërë plan prej kohësh të bëjnë riparime në shtëpi është dita e duhur për ti nisur ato. E shtuna nuk është e përshtatshme për reforma në marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Peshorja
Disa Peshore nuk do të jenë të kënaqura nga vetja. Ekziston rreziku të mos impresiononi disa persona prej të cilëve varen disa çështje të rëndësishme. Gjithashtu, mund të përballeni me probleme financiare. Opsioni më i mirë është të kurseni sa më shpejt të jetë e mundur.

Akrepi
Nuk është dita e duhur për të eksperimentuar me stilin e të veshurit. Do të ishte e udhës të përfshiheni në gjëra më të rëndësishme, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën tuaj. Një ndër prioritetet sot mund të jenë edhe punët e shtëpisë.

Shigjetari
Ka gjasa të përfshiheni në disa incidente qesharake. Gjatë kësaj të shtune do të qeshni shumë duke bërë të kaloni një ditë të paharrueshme. Në mbrëmje, do të ishte mirë të mbanit premtimit dhe të dilnit me mikun tuaj të ngushtë ose me një afërmin tuaj.

Bricjapi
Bricjapët do ta zgjerojnë rrethin e kontakteve. Ka gjasa të bëni miq të rinj dhe të fuqishëm. Do të lini një përshtypje mjaft të mirë me humorin që ju karakterizon. Është ditë e përshtatshme për të nisur një romancë të re.

Ujori
Ujorët do të inkurajohen nga vizita e dikujt. Mësoni t’i besoni intuitës suaj, pasi punët do t’ju shkojnë më mirë seç e kishit menduar. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për irritime gjatë kësaj dite.

Peshqit
E shtuna do të përbëhet nga momente të këndshme. Propabiliteti për takime dhe udhëtime të shkurtra është i lartë. Disa mund të rinisin një lidhje romantike të lënë përgjysmë. Sa i përket çifteve të martuar, mund të merrni një dhuratë nga partneri/partnerja juaj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për këtë vikend
Artikulli i rradhës Si t’u japësh bebeve ndihmën e parë kur ngulfaten papritur me ushqim

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.