Lexoni parashikimin e yjeve për ditën e sotme:
Dashi
Kjo e sotmja nuk do jete një dite aspak e qete për juve qe jeni ne një lidhje. Do vendosni te flisni hapur për disa tema delikate dhe ne disa momente situata mund te tensionohet. Beqaret do jene gati për çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Disa do kenë fat. Ne planin financiar do keni mbështetjen e miqve te ngushte dhe nuk do ngeleni për asnjë moment keq.
Demi
Dite e mbushur me bashkëpunim do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për asnjë moment nuk do ndiheni keq, por do bashkëpunoni fort për gjithçka. Beqaret do kenë një dite romantike dhe te mbushur me emocione te veçanta. Ne planin financiar do bëni çdo gjë qe te keni ne dore ne mënyrë qe situata te përmirësohet sa me shpejt. Do ja dilni mbanë.
Binjakët
Dite e mbushur me vështirësi te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni mire për asnjë moment dhe do preferoni t’ia lini gjithçka kohës. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri kështu qe me mire te merreni me diçka tjetër qe te mos mërziten vetëm. Financat nuk do jene aspak te këqija, pasi kohet e fundit keni ditur t’i bëni me shume kujdes llogarite.
Gaforrja
Do kaloni goxha vështirësi sot ju te dashuruarit dhe ne shumicën e kohës do jeni te mërzitur. Me e mira qe mund te bëni është te qëndroni pak kohe larg partnerit dhe te reflektoni. Beqaret do jene me te shoqërueshëm se zakonisht dhe mund te realizojnë takime interesante. Te ardhurat do mbeten shume te mira. Gjate gjithë kohës do dini sa para te shpenzoni e sa te mbani mënjanë.
Luani
Dite e mbushur me momente fantastike do jete kjo e sotmja. Ne çdo moment do ju duket vetja sikur do jeni neper ëndrra dhe do kënaqeni pafund. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin e tyre. Te ardhurat nuk do jene aspak te këqija. Do i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet për te cilat do keni nevoje dhe nuk do keni probleme.
Virgjëresha
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me momente te lumtura gjate kësaj dite. Emocionet do jene me te fuqishme se asnjëherë me pare. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjithsesi e mira është tregohen me te rezervuar me çdo person te ri qe do takojnë. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe duhet ta shfrytëzoni rastin për te shlyer disa borxhe te hershme.
Peshorja
Ju te dashuruarit ka rrezik te tregoheni te padrejte me atë qe keni ne krah dhe kjo do e përkeqësoje ndjeshëm marrëdhënien tuaj. Beqaret do jene pa fat ne dashuri kështu qe do jete e kohe te mundohen e te bëjnë sakrifica pasi nuk kane për t’i realizuar dëshirat. Financat do jene te paqëndrueshme megjithatë ndonjë shpenzim te vogël edhe mund te kryeni here pas here.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Yjet do ju mundësojnë një lidhje fantastike dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do jene shume te vendosur dhe ka rrezik te mos përfitojnë nga mundësitë e shkëlqyera qe do iu jepen. Financat do ekuilibrohen tej mase dhe do keni mundësinë te bëni edhe investime afatgjata.
Shigjetari
Nëse jeni ne një lidhje mos bëni gabimin e madh te flirtoni me persona te tjerë sepse keni për t’u penduar për gjithë jetën. Do shkatërroni çdo gjë te bukur qe keni ndërtuar dhe asgjë nuk do mund te rikthehet si me pare. Beqaret do kenë shume njohje, por për asnjërin nga personat nuk do ju rrahe zemra fort. Ne planin financiar ka ardhur koha te vendosni ekuilibër sa me pare sepse përndryshe situata do përkeqësohet.
Bricjapi
Yjet do ju mbështesin tej mase gjate kësaj dite dhe gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah do ecin për mrekulli. Beqaret jo vetëm qe do kenë njohje interesante, por ne jetën e tyre pasioni mund te ndizet flake. Përfitoni nga çdo moment. Ne planin financiar mjafton te shmangni operacionet e rrezikshme dhe gjendja ka për te mbetur gjate gjithë kohës e mire.
Ujori
Dite shume e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne disa momente do ndiheni si te përhumbur dhe nuk do dini çfarë te bëni. Beqaret nuk do jete e nevojshme te bëjnë asnjë lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin sepse çdo gjë do ndodhe natyrshëm. Ne planin financiar do jeni gjate gjithë kohës optimiste dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do iu dalin.
Peshqit
Dite mjaft dinamike ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot çaste te lumtura pranë atij qe dashuroni dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te veprojnë pasi ne te kundërt mund te lëndohen. Ne planin financiar do bini viktima te dëshirave tuaja te çmendura dhe mund te mbeteni keq./horoskopishqip