Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi, e hënë 1 korrik

Horoskopi 01/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi-Ky muaj do të nisë në mënyrë mjaft interesante, veçanërisht sa i takon projekteve të reja lidhur me punën. Ndonëse shumica e cilëson si periudhë pushimesh, për ju, kjo është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Situata sentimentale mbetet kaotike, për shkak se jeni të pakënaqur, madje mund të ketë edhe tensione.

Demi-Do të nisë për ju një javë mjaft pozitive, sidomos pasi Venusi do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Bëni mirë që të pranoni ndryshimet, edhe pse mund të mos i dëshironi.

Binjakët-Do të jeni të mbushur me energji dhe gjithë grintë gjatë kësaj fillim jave. Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke bërë që muaji të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të nisë për ju një verë e mbarë! Nga pikëpamja profesionale, do ju duhet që të hiqni dorë nga diçka.

Gaforrja-Do të ndiheni shumë të motivuar gjatë kësaj dite. Megjithatë përballë një projekti të ri, do të keni frikë se mos gaboni. Dashuria do të rikthehet protagoniste e të lindurve të kësaj shenje, bashkë me muajin e ri. Kështu që nëse ka pasur probleme apo keqkuptime, do të vijë momenti i rikuperimit. Ndërsa për ata që janë vetëm, nuk do të mungojnë mundësitë.

Luani-Kjo javë do të jetë mjaft e rëndësishme për ju! Do të keni mundësi që të dilni në pah dhe të vini në dukje gjërat për të cilat jeni të zotët. Yjet janë në anën tuaj, por nuk duhet të gaboni dhe të krijoni armiq. Shmangni humbjen e kohës me persona që nuk e meritojnë.

Virgjëresha-Do të jetoni një fillim javë aspak në ritmin e duhur! Do të ndiheni mjaft konfuz, edhe sepse në raportin në çift keni përjetuar shumë tensione. Ju shpesh prireni që t’iu organizoni jetën të tjerëve, sidomos partnerit/es, dhe kjo gjë mund ta acarojë së tepërmi. Sa i takon punës, situata nuk do të jetë shumë e favorshme.

Peshorja-Dita e parë e muajit do ju gjejë të dekurajuar. Në sferën profesionale do të keni ndjesinë e ecjes në zbrazëti, duke u ndjerë sikur rrugët nuk iu çojnë askund. Ky është një moment kalimtar, ndaj bëni durim. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që tensionet e punës të mos i reflektoni në dashuri.

Akrepi-Do të nisë për ju një javë mjaft e rëndësishme, sidomos sa i takon situatave të mjegullta. Kjo pasi në punë, mund të hasni në probleme. Ndërkohë në raport me të tjerët, situata do të jetë më e përmirësuar.

Shigjetari-Kjo e hënë nuk do të jetë aspak ideale, ku mund të ndiheni disi të turbullt. Mos u dekurajoni, pasi gjërat do të përmirësohen në ditët në vijim. Në dashuri këshillohet që ti shprehni hapur ndjenjat. Lidhur me situatën ekonomike, planetet do ju vijnë në ndihmë.

Bricjapi-Ky muaj do të nisë i mbushur me dyshime, sa i takon raporteve me të tjerët. Nëse kohëve të fundit keni përjetuar një krizë në dashuri, gjatë këtyre ditëve mund të kthehen tensionet. Jeni të prirur që të mos harroni dhe as të kaloni traumat lidhur me sferën sentimentale. Nëse vini re se diçka nuk funksionon, nuk dini që të shtireni.

Ujori-Do të nisë për ju një fazë mjaft konfuze. Megjithatë duhet të qartësoheni me veten, edhe për të kuptuar se çfarë dëshironi realisht. Edhe në sferën profesionale ka diçka që nuk ju lë të qetë, shkruan noa.al. Mundohuni që ta kaloni sa më parë këtë periudhë dhe të mos reagoni të acaruar.

Peshqit-Mund të përballeni me pasojat e disa veprimeve tuaja. Shpesh ju ndodh që ta gjeni veten të përfshirë në situata negative. Nëse për ju një histori dashurie nuk është e mbushur me emocione të forta, mund të distancoheni dhe të përjetoni shumë ankth. Yjet ju ftojnë që të arsyetoni në mënyrë më të qentë, edhe sepse Venusi do ju ndihmojë që ti peshoni mirë gjërat. /syri.net

Artikulli paraprakA është i sigurtë seksi në tre mujorin e tretë të shtatzanisë
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për këtë javë nga Instituti Hidrometeorologjik

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.