Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi për ditën e sotme, 1 maj 2019

Horoskopi 01/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dashi -Do të jetë një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve. Do të keni mundësi që të nxirrni në pah rëndësinë tuaj në vendin e punës. Edhe në dashuri gjërat ecin mirë, ku do të mund të mbështeteni për çdo gjë tek njeriu i zemrës.

Demi– Nis një muaj gjatë të cilit mund të ketë shumë zhvillime në sferën profesionale. Ndryshime të dëshiruara ose jo, si dhe transformime shumë më të mira nga sa keni lënë pas. E rëndësishme është që të mos përfshiheni në projekte të reja, pasi e ardhmja është në pikëpyetje.

Binjakët– Sfera sentimentale do të jetë më mirë se çdo gjë tjetër. Në punë dhe në çështjet financiare, do të hasni në disa probleme, të cilat do të duan pak kohë që të zgjidhjen. Kështu që më mirë gjeni mbështetje te dashuria, në krahët e atij që ju kupton dhe ju vlerëson. Keni nevojë që të pushoni.

Gaforrja -Vijon një periudhë ankthi dhe nervozizmi, e cila zgjat prej disa kohësh. Do të ndjeni një lodhje fizike dhe psikologjike, e cila nuk do ju lërë të qetë. Para se të hidhni një hap të rëndësishëm, bëni mirë që të këshilloheni. Lëreni stuhinë të kalojë, dhe më tej veproni lirisht.

Luani– Parashikohet një ditë pozitive, ku efekti i favorshëm i yjeve nuk do të mungojë, ndaj përfitoni për të guxuar si në sferën profesionale edhe në atë sentimentale. Veçanërisht në dashuri, do të keni mundësi të shumta. Nëse jeni vetëm, parashikohen takime premtuese.

Virgjëresha– Duhet të mundoheni që të lini pa, ndonjë plagë të së kaluarës, qoftë në fushën e ndjenjave, edhe sa i takon financave. Përfitoni nga kjo periudhë mjaft e favorshme, për të rikuperuar një raport miqësor dhe për të vendosur ekuilibrin në çështjet ekonomike.

Peshorja– Kjo e mërkurë është një ditë shumë më e mirë në raport me fillimin e javës. Do të ndiheni më mirë dhe do të arrini që të zgjidhni probleme që ju kanë munduar. E dini se mund t’ia dilni, vetëm mos u mbysni nga paniku dhe mos debatoni me askënd. Bëni pak durim!

Akrepi– Parashikohet një ditë nën ritmin e duhur, ku duhet të tregoni më shumë kujdes në raportet ndërpersonale, si atyre shoqërore edhe në dashuri. Nëse në ditët e kaluara keni përjetuar kontraste, ka ardhur momenti që të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni problemet.

Shigjetari– Parashikohen të reja të rëndësishme, të cilat duhen mirëpritur. Kjo gjë vlen si në sferën profesionale, edhe në atë sentimentale. Kështu që varet prej jush që të vendosni si dhe çfarë të ndryshoni në jetën tuaj. Ky është momenti i duhur për të marrë një vendim.

Bricjapi– Nuk mund të thuhet se po jetoni momentin më të mirë në jetën tuaj. Kjo pasi iu jeni nënshtruar një sërë provave, si për sa i takon sferës profesionale edhe asaj sentimentale. Me gjasë keni hasur në disa probleme në dashuri, ndoshta dhe ndarje, ndaj ka ardhur momenti për të reflektuar. Duhet të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë, në mënyrë që të ecni përpara.

Ujori– Parashikohen probleme të vogla që kërkojnë zgjidhje në sferën sentimentale. Mundoheni që t’iu shmangeni problemeve, por ka ardhur momenti që t’iu jepni drejtim, shkruan noa.al. Bëni kujdes, pasi në raportin në çift, rrezikoni që të humbni personin që keni përzemër.

Peshqit– Do të jetë një fillim muaji shumë pozitiv, në të gjitha drejtimet. Kjo gjë vlen si për sferën sentimentale edhe për atë profesionale dhe financiare. Përfitoni nga ky moment, për të ecur përpara, duke lënë mënjanë çdo ulje dhe ngritje. Këto ditë të fillimit të majit, do të jenë ndër më të favorshmet për të lindurit e kësaj shenje.

Artikulli paraprakKëshilla: Lani flokët me ujë të shiut
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.