Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Horoskopi për sot, e enjte, 12 korrik 2018

Horoskopi 12/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky është parashikimi i yjeve për ju për ditën e sotme.

Dashi-Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të kthehet agresiv. Mundohuni që të mos keni reagime të tepruara dhe sidomos të mos merrni shumë vendime drastike, sidomos nëse po mundoheni të rikuperoni një raport.

Demi-Gjatë kësaj të enjteje do të keni mundësi që të merrni pjesë në evente të rëndësishme, lidhur me realizimin e një projekti të ri. Janë ditë të cilat ju shohin mjaft të qetë dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në bashkëpunimin me kolegët.

Binjakët-Parashikohet një ditë e suksesshme, e cila do ju shohë të përfshirë në çështje vendimtare për karrierën tuaj profesionale. Nëse në familje kohëve të fundit ka patur momente tensioni, duhet të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Kompromiset janë shumë të mundshme.

Gaforrja-Mundohuni që ta kaloni këtë të enjte në mënyrë aktive dhe dinamike, për shkak se intuita juaj do ju mundësojë që të bëni progres të ndjeshëm në vendin e punës. Kjo e enjte është mjaft e favorshme për të zhvilluar takime.

Luani-Është mjaft e rëndësishme që të rishikoni raportet tuaja ndërpersonale dhe të largoni të gjithë personat që nuk ju përshtaten. Në dashuri parashikohen fitore të mëdha, njëlloj si dhe në punë. Ndaj mundohuni që të jeni sa më pozitiv.

Virgjëresha-Parashikohet një fundjavë relaksuese dhe e rëndësishme për të marrë disa përgjigje në dashuri. Nisni me planifikimin e aktiviteteve verore. Bashkëpunimet janë mjaft të favorshme.

Peshorja-Do të keni mundësi të takoni një person nga e kaluara juaj, gjë që do të ngjallë tek ju ndjesi mjaft pozitive. Duhet të jeni më të hapur për dialog dhe mos u druani që të përballeni, pasi mund të zbuloni anë të karakterit, të cilat i keni injoruar prej kohësh.

Akrepi-Mos jini dembel, për shkak se tashmë keni të gjitha kapacitetet për të marrë rezultate të mëdha në vendin e punës. Edhe në dashuri, duhet të jeni sa më karizmatik dhe tërheqës, ndaj mos i shmangni daljet. Veç duhet të bëni kujdes sa i takon shëndetit fizik.

Shigjetari-Kjo është një periudhë tranzicioni e rëndësishme, e cila do ju lejojë që të kompletoni të gjithë pritshmëritë tuaja dhe prioritetet, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.

Bricjapi-Një takim romantik do ju lejojë që të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en. Nga ana tjetër ditët e fundit ju kanë gjetur mjaft të ngarkuar, kështu që do të ndjeni nevojën për të marrë më shumë kohë për veten dhe çështjet e ndjenjave. Parashikohen avantazhe të mira edhe nga pikëpamja ekonomike.

Ujori-Sugjerohet që gjatë kësaj të enjteje të mos hyni në konflikt me familjen ose partnerin/en. Do të jeni mjaft të ndjeshëm dhe emocional për të përballuar një konflikt pa lënduar dikë. Këshillohet që të përqendroheni vetëm në prioritetet tuaja.

Peshqit-Mundohuni që të merrni kohë, për të organizuar sa më mirë prioritetet tuaja. Në këtë mënyrë do të shmangni të papriturat apo shqetësimet në punë, lidhur me një projekt të ri. Dashuria ju bën mjaft euforik.

 

Artikulli paraprakKëto janë temepraturat për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Këngëtarja e njohur më në fund sjell në jetë fëmijën e parë, ky është emri i pazakontë që i ka vënë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.